Plus apo minus? Kosova jashtë “Ballkanit të Hapur”

7 Qershor 2022, 17:19Rajoni TEMA

Plus apo minus? Kosova jashtë “Ballkanit të Hapur”

Duke refuzuar t’i bashkohet nismës “Ballkani i Hapur”, Kosova humb një lëvizje më të lirë të qytetarëve dhe mallrave, si dhe një treg më të madh për prodhuesit vendorë, thotë Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, me seli në Prishtinë.

Në nismën “Ballkani i Hapur” bëjnë pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Ajo është iniciuar nga krerët e këtyre shteteve në tetor të vitit 2019.

Nisma, që fillimisht është quajtur “Mini-Shengen”, sipas iniciuesve të saj, parasheh lëvizje të lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis të tria vendeve.

Me gjithë thirrjet e iniciuesve, tri vende të Ballkanit Perëndimor – Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina – vazhdojnë të kundërshtojnë të bëhen pjesë e nismës.

Zyrtarët në Kosovë, në pushtet dhe opozitë, kanë argumentuar se një nismë e tillë është “pa vizion” dhe “e rrezikshme”.


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se “Ballkani i Hapur” nuk është ndërtuar mbi parimet e bashkëpunimit rajonal dhe se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk trajtohen në mënyrë të barabartë.

Ymeri thotë se Kosova në nismën “Ballkani i Hapur” do të plasohej si shtet i pavarur, ashtu si edhe shtetet e tjera pjesëmarrëse, dhe se do të bëhej pjesë e barabartë e marrëveshjeve që zbatojnë ato.

“Krahasuar me vendet e rajonit, Kosova i ka vështirësitë më të mëdha sa i përket qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave. Në këtë drejtim, konsideroj se Kosovës i konvenojnë më së shumti nismat rajonale”, thotë Ymeri për Radion Evropa e Lirë.

Kosova është i vetmi vend në Ballkan që nuk ka lëvizje të lirë në Bashkimin Evropian.

Qytetarët e saj nuk mund të lëvizin lirshëm as në Serbi e Bosnje – dy vende që nuk e njohin pavarësinë e shtetit, të shpallur në shkurt të vitit 2008.

Ymeri thotë se hyrja e Kosovës në “Ballkanin e Hapur” do të nënkuptonte zgjerim të tregut për të.

“Sa më i gjerë që është tregu, aq më atraktiv do të ishte për investitorët”, vlerëson ai.

Marrëveshjet e “Ballkanit të Hapur”

Në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur një sërë marrëveshjesh, që thuhet se kanë për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.

Marrëveshjet, mes tjerash, përfshijnë lëvizjen e qytetarëve të tyre me letërnjoftime, bashkëpunim në lehtësimin e importit dhe eksportit të mallrave, si dhe një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për qasje të lirë në tregun e punës.

Udhëheqësit e tri shteteve kanë planifikuar që gradualisht të krijojnë edhe një treg të përbashkët për 12 milionë banorë – aq sa kanë të tria vendet bashkë.

Nga 1 janari i vitit 2023, ndërkaq, është rënë dakord që edhe kontrollet kufitare midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të hiqen.

Përfaqësuesit e tri vendeve pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje të reja edhe këtë javë.

Ata po takohen më 6 dhe 7 qershor në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Për herë të parë, në cilësinë e vëzhguesve, marrin pjesë edhe përfaqësues të Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, por jo të Kosovës.

Pse Kosova është kundër?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka njoftuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, se refuzon pjesëmarrjen në Ohër, pasi, siç ka thënë, Kosova mbetet e angazhuar në Procesin e Berlinit.

Ky proces është një iniciativë e nisur në vitin 2014, nga kancelarja e atëhershme gjermane, Angela Merkel, me qëllim promovimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe integrimin evropian.

Në një deklaratë të mëhershme, Kurti ka thënë se nisma “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja” sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal.

Në letrën dërguar Kovaçevskit, Kurti ka ftuar homologun maqedonas që “të punojmë së bashku për të parandaluar Serbinë që të promovojë interesin e saj rus dhe kinez në rajonin tonë, duke mohuar vazhdimisht pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe duke bllokuar mundësitë e barabarta për qytetarët e Kosovës”.

Duke e komentuar këtë deklaratë, njohësi i çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut, Xhelal Neziri, thotë për Radion Evropa e Lirë se “një nismë që përbëhet nga shtete që janë anëtare të NATO-s, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e në të cilën pritet të inkuadrohen edhe shtete të tjera si Mali i Zi, nuk mund të jetë projekt që do t’i mundësojë Rusisë të shtrijë ndikimin e saj në rajon”.

Gërxhaliu: Bashkëpunimi rajonal nuk ka alternativë

Profesori i ekonomisë në Kosovë, Safet Gërxhaliu, thotë se bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor nuk ka alternativë.

Sipas tij, në “Ballkanin e Hapur” duhet të jenë të përfshira të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, për të qenë funksional.

Si i plotë, thotë Gërxhaliu, “Ballkani i Hapur” do të ishte “një mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik të rajonit, tregun e përbashkët rajonal, investime të huaja, rritje të këmbimit tregtar mes vendeve anëtare, turizëm, edukim dhe shumë mundësi tjera”.

Gërxhaliu shton se për të funksionuar iniciativat rajonale, Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë sa më shpejt marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, e që do të përfshinte edhe njohjen reciproke.

Edhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, thotë se Kosova do të përfitonte nga përfshirja në “Ballkanin e Hapur”.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai merr shembull marrëveshjen e “Ballkanit të Hapur” për qasje të lirë në tregun e punës.

“Liderët e shteteve, që janë pjesë e një iniciative të tillë, kanë folur për benefitet e shkëmbimit edhe të njerëzve, do të thotë nga njëri shtet në tjetrin brenda sezoneve të caktuara… Brenda një viti, ndoshta një shtet ka fuqi punëtore të bollshme, të panevojshme për tregun e brendshëm, që mund të zhvendoset në një shtet tjetër të Ballkanit”, thotë Zeka.

A do të përfshihet Mali i Zi në “Ballkanin e Hapur”?

Duke arsyetuar mospjesëmarrjen e tyre në “Ballkanin e Hapur”, përfaqësuesit politikë të Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës kanë thënë, deri më tash, se nuk bëhen pjesë e nismave që mund të shihen si alternativë e rrugës së tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i zgjedhur në muajin prill, ka dhënë sinjale se vendi i tij mund të përfshihet në këtë nismë.

Në një samit të mbajtur në fund të majit në Mal të Zi, Abazoviç dhe presidentja e Kosovës, Osmani, kanë replikuar me njëri-tjetrin, pikërisht për shkak të kësaj nisme.

Abazovi# ka thënë se një pjesë e shoqërisë në Mal të Zi e kundërshton “Ballkanin e Hapur” vetëm për shkak të rolit të Serbisë në të.

“Ata nuk e kanë problem nismën, por e kanë problemin personal”, ka thënë Abazoviç.

Ndaj komenteve të tij ka reaguar Osmani, duke thënë se Kosova është e përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal, porse mospajtimi i Kosovës me nismën e “Ballkanit të Hapur” duhet të respektohet.

Për mospjesëmarrje në këtë nismë, Kosovën e ka kritikuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se ajo “merret me teori konspirative, në vend se të jetësojë bashkëpunimin”.

Shtetet e Bashkuara, përmes të të dërguarit të tyre për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë shprehur bindjen se nëse “Ballkani i Hapur” nuk përfshin të gjashtë shtetet e rajonit, nisma nuk do të funksionojë.

Në një konferencë të nismës, që është mbajtur në nëntor të vitit të kaluar në Beograd, Escobar ka thënë se iniciativat rajonale duhet të jenë në mënyrë të barabartë të hapura për të gjitha shtetet. /REL

14 Komente

  1. v
    vardar

    Me idjotet Osmani dhe Kurti Kosova do te mbetet e izoluar teresisht..... Kjo eshte qeveria me e ndyre e ketyre viteve ne pavarsi te Kosoves. Mjer populli qe i voton kea qelbesira qe ushqehen me mallrat e Serbise dhe thone se nuk jemi dakort... 100 % e mallrave vijne nga Serbia se Kosova vetem lakra dhe patate prodhojne prandaj kan zgjedhur qeveritare kok patate.....

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Deri me tani Albini nuk ka treguar ndonje levizje te zgjuar qe ta tregoje ate si nje udheheqes largpames, por teper te kufizuar. Dje po degjoja nje nga shqiptaret e Presheves i cili thoshte qe Kosova duhet te behet pjese e kesaj nisme, sepse do te ndihmonte edhe ata. Megjithate, lereni keshtu qe ta heqi vete populli me vote.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir

        Le te shkerdhet rama me ballkanin e hapur, se interes vetem i serbis eshte ky se jan prodhuesit kryesor ne ballkan, brravo albin larg projekteve rusoserbe

        Përgjigjjuni
        1. k
          klemi

          Me keto mend duhet qe shqiperia te rrije larg amerikes se eshte prodhuesi me i madh ne bote. Me keto mend kemi ngelur ketu ku jemi. E genjen mendja kurtin se do te beje ligjin ne ballkan, po kush e ve ne kalem kosoven more aman? Larg qofte e largohet amerika e kosova nuk ka me shume se 3 ore jete.

          Përgjigjjuni
        2. A
          AGUSH

          NUK DON ALBIN KURVES JO SE E KA HALLIN E SERBIT SE ATE E DON SHUME POR ME KUSHT QE TI VIJET EMRI BALLKAN KURTI DHE JO BALLKAN I HAPUR POR KETE NUK E LEJON EDI RAMA KY ESHTE SHKAKU SE ME SERBINE KOSOVA BEN TREGETI NE MASEN 80 85perqind DHE KOSOVARET MARIN PASAPORTA SERBE PER TE LEVIZUR. VIZAT NUK HIQEN PER KOSOVARET SEPSE KJO ESHTE DESHIRA E VUCICIT DHE ALBINDENOVICIT

          Përgjigjjuni
          1. A
            AGUSH

            NUK DON ALBIN KURVES JO SE E KA HALLIN E SERBIT SE ATE E DON SHUME POR ME KUSHT QE TI VIJET EMRI BALLKAN KURTI DHE JO BALLKAN I HAPUR POR KETE NUK E LEJON EDI RAMA KY ESHTE SHKAKU SE ME SERBINE KOSOVA BEN TREGETI NE MASEN 80 85perqind DHE KOSOVARET MARIN PASAPORTA SERBE PER TE LEVIZUR. VIZAT NUK HIQEN PER KOSOVARET SEPSE KJO ESHTE DESHIRA E VUCICIT DHE ALBINDENOVICIT

            Përgjigjjuni
            1. A
              AGUSH

              NUK DON ALBIN KURVES JO SE E KA HALLIN E SERBIT SE ATE E DON SHUME POR ME KUSHT QE TI VIJET EMRI BALLKAN KURTI DHE JO BALLKAN I HAPUR POR KETE NUK E LEJON EDI RAMA KY ESHTE SHKAKU SE ME SERBINE KOSOVA BEN TREGETI NE MASEN 80 85perqind DHE KOSOVARET MARIN PASAPORTA SERBE PER TE LEVIZUR. VIZAT NUK HIQEN PER KOSOVARET SEPSE KJO ESHTE DESHIRA E VUCICIT DHE ALBINDENOVICIT

              Përgjigjjuni
              1. A
                AGUSH

                NUK DON ALBIN KURVES JO SE E KA HALLIN E SERBIT SE ATE E DON SHUME POR ME KUSHT QE TI VIJET EMRI BALLKAN KURTI DHE JO BALLKAN I HAPUR POR KETE NUK E LEJON EDI RAMA KY ESHTE SHKAKU SE ME SERBINE KOSOVA BEN TREGETI NE MASEN 80 85perqind DHE KOSOVARET MARIN PASAPORTA SERBE PER TE LEVIZUR. VIZAT NUK HIQEN PER KOSOVARET SEPSE KJO ESHTE DESHIRA E VUCICIT DHE ALBINDENOVICIT

                Përgjigjjuni
                1. A
                  AGUSH

                  NUK DON ALBIN KURVES JO SE E KA HALLIN E SERBIT SE ATE E DON SHUME POR ME KUSHT QE TI VIJET EMRI BALLKAN KURTI DHE JO BALLKAN I HAPUR POR KETE NUK E LEJON EDI RAMA KY ESHTE SHKAKU SE ME SERBINE KOSOVA BEN TREGETI NE MASEN 80 85perqind DHE KOSOVARET MARIN PASAPORTA SERBE PER TE LEVIZUR. VIZAT NUK HIQEN PER KOSOVARET SEPSE KJO ESHTE DESHIRA E VUCICIT DHE ALBINDENOVICIT

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Beko

                    Kosova ka qen ne federat me Serbien e din si do perfundojm, shqiptar et is hin te does dyt me serbin ka qen edhe slloveni, kroati ne federat, pyt I Ata si kaluan Kur Mas disa viteve bashjetes tenntuan ta okupojn bregdetin kroat etj. ju ne shqiperi qe Mendon I se serbi Kur te vjen ne deti ju do prefitoni gabim e keni Ata Jan okupus shembllin edhashe me Kroatien u desh Luft qe ti largojn. Keni ju ne shqiperi pak prevon me serbin gal kosovare.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Beko

                      Hallo ku mbet komenti

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kosovarqiresi

                        Na plasi trapi per Kosoven. Nje vend me 1.5 mil banore. 85% te pashkolluar dhe 55% te papune. Popullsi dembele dhe e radikalizuar. Shikoni kafshet si e kane ndyre bregdetin shqiptar gjithe keto vjet. Asnje te mire nuk kemi prej tyre. Zgjidhja per ta eshte te shkojne ne Turqi te vellezrit e tyre dhe Ballkani i zgjidh gjithe problemet e hapura qe ka.

                        Përgjigjjuni
                        1. d
                          demokrati

                          Si mund te jete minus per Kosoven kur nga pese tre do te ishin kryeministra shqiptare?A do Kosova te jete e barabarte me Serbine, ja ravolina ku tregohet shtetesia.Vetem Rusia ka interest per ti vene zjarin Ballkanit, terqeja e serbise ne tavoline larg konffliktit eshte humbje per Rusine.Mire se Osmani e ka nga dashuria e madhe per fqinjin jugor po Kurti qe erdhi me kuroren e bashkimit pse kjo miopi per interest te shtetit te vet

                          Përgjigjjuni
                          1. p
                            pyka

                            Kjo eshte nje injorance e qeverise se kosoves me gjithe politikanet kosovare qe i rrine mbrapa Albin kuqit i cili kujton se po behet politikan i famshem duke ndejt larg te madhit te ballkaniit zotit Rama , ae kuqi je rrije 40 vjet ne pushtet nuk ka per tu kurre pushtetar sepse ai shokon deri te hija e vet aq eshte vizioni i tij!

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje