Liderët e BE dalin me deklaratë të përbashkët: Kurti të bëjë Asocacionin, Vuçiç njohjen

27 Tetor 2023, 19:51Rajoni TEMA
Liderët e BE dalin me deklaratë të përbashkët: Kurti

Liderët e Bashkimit Europian kanë dalë me një deklaratë të përbashkët pas takimit të bërë në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në deklaratën e tyre të përbashkët ata shprehen se fokusi tani duhet të jetë në avancimin e zbatimit të plotë të marrëveshjes pa parakushte apo vonesa.

Ndërsa shtojnë se për të bërë të mundur këtë Kurti të bëjë Asocacionin, ndërsa Vuçiç duhet të bëjë njohjen “de facto” të Asociacionit.

Deklarata e liderëve të BE:

Ne, Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentja e Këshillit të Ministrave të Republikës Italiane, Giorgia Meloni, së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë/Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Josep Borrell dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, u takuan me Presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Këshillit Evropian më 26 tetor 2023.

Mirëpresim angazhimin e dy palëve në diskutimet e djeshme në Bruksel. I marrim parasysh komentet e dy liderëve të Kosovës dhe Serbisë për Statutin Evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe gatishmërinë e tyre të shprehur për ta zbatuar. Draft statuti që ne paraqitëm dhe miratojmë plotësisht përfshin një mënyrë moderne evropiane për të trajtuar çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane, brenda parametrave të përcaktuar nga palët.

Prandaj, ne nënvizojmë edhe një herë pritshmërinë tonë që palët të përmbushin angazhimet e tyre për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt normalizimit. Faza e zbatimit duhet të përparojë me të dyja palët që të përmbushin detyrimet e tyre përkatëse paralelisht në mënyrë hap pas hapi bazuar në parimin që të dyja palët duhet të bëjnë diçka për të marrë diçka. Fokusi tani duhet të jetë në avancimin e zbatimit të plotë të Marrëveshjes pa parakushte apo vonesa.

Për të arritur progres të shpejtë në zbatim, ne i bëjmë thirrje Kosovës që të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë siç është përshkruar në draft statut dhe Serbisë që të bëjë njohjen de-facto. Formalitetet, duke përfshirë edhe birësimin, nuk duhet të pengojnë përparimin në këtë çështje.

Tani presim që Kosova dhe Serbia të bien dakord shpejt për detajet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Në mungesë të progresit në normalizimin e marrëdhënieve, të dyja palët rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme.

8 Komente

  1. ?
    ?xzy

    Ore i keni trutë në vend ju të Temës, apo ju ka hyrë mashtrimi dhe urrejtja deri në palcë?! Ja se çfarë keni botuar: ...."Ndërsa shtojnë se për të bërë të mundur këtë Kurti të bëjë Asocacionin, ndërsa Vuçiç duhet të bëjë njohjen “de facto” të Asociacionit"!... Kjo do të thoka që Vuçiçi do njihka Kosovën?! Ore, dijeni mirë se poshtërsia nuk ka brirë!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nuk ka kosove te pamvarur

      Idiotizma europiane si do beje Vucici njohjen kur neni 182 i kushtetutes Serbe thote krahinat Vojvodin , Kosovo Metoohi jane territore Serbe. A ka président ne europe qe shkele kushtetuten ? Te deklaroje Macron qe Corsa eshte e pamvarur Pays Basque te pamvarur Nouvelle Calédonie e pamvarur ... Njohja dhe pamvarsia e nje shteti behet konform ligjeve te shtetit dhe cartes se OKB nuk behet se do France dhe Gjermania. Nuk ka te drejte Vucici edhe sikur te kete deshire quhet shkelje kushtetutes tradheti e larte ..... Nuk ka kosove te pamvarur pamvarsisht deshires sone nese duam te tregojme qe je.i trima fb apo shqiponjen me duar ok kosova eshte shtete e beri Bibini Vetfundosjes

      Përgjigjjuni
      1. t
        tpc

        Ja edhe nje idiot qe nuk e kupton ndryshimin ndermjet termave "de facto" dhe "de jure".

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kosova shtet i pavarur

          Ka Kosovë të pavarur që çke me té! As 1 çizme e ushtrisë dhe policisë të shtetit serb nuk e shkelë tokën e Kosovës! Mbi 110 shtete e kanë njohur Kosovën e pavarur dhe çka shkruan në kushtetutën e Serbisë nuk ka zbatim në praktikë! Serbia e ka humbë Kosovën sepse tentoi ta zhdukë popullin e saj shqiptar.

          Përgjigjjuni
        2. P
          Poseidon

          NUK BEN ZAJEDNICE ALBIN LUANI I SHQIPETAREVE.....KURRE NE BOTE.........

          Përgjigjjuni
          1. a
            armand

            Karagjozi Luan i shqiptareve ? Fluturo ulet shoku/shoqja dhe mos fol ne emer te Shqiperise dhe shqiptareve se s'ke tagrin e duhur . Per ata te Kosoves edhe mund te jete po' ketu ne Shqiperi eshte thjesht nje ma¢ok zevzek dhe bukshkale qe s'njeh as zakonet e mikpritjes shqiptare. Do e shikoni "luanin" tuaj kur t'ju katandisi si palestinezet e Gazes.

            Përgjigjjuni
          2. K
            Koli

            Asnje nga keta te Europes nuk e krun me Serbine.Mbrapa Serbise eshte Rusia,Kina dhe shume Shtete te medha.Kosova keshtu do ngeli gjithmone,Terhiqe deri sa te keputet per interes te Serbit.Serbia nuk e njeh kurre Kosoven Shtet,prandaj mos Tallni Bythen me Kosovaret e Shkrete.Ata qe ishin Trima dhe bon luften ,Kurvat e Europes do i kalbin ne Burg,kurse Al -Bini po ben ate qe do Serbia dhe Europa,te tjerat jane Filma me ngjyra.Puthuni me Al Bin trimin or ju Idiotet e Kosoves.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Homer

              Koli problemi i Kosoves do te ishte zgjidhur me planin e Donald Tramp po VK

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje