
Tre emigrantë kanë mbetur të vrarë në një shkëmbim zjarri të ndodhur herët mëngjesin e sotëm në ndërtesat e braktisura të ish-pronës bujqësore “Baçka” në afërsi të vendbanimit Horgosh, në Serbi.
Ngjarja ka ndodhur në zonën kufitare me Hungarinë, raporton Euronews Serbia. Një emigrant mbeti i plagosur.
Të shtënat kanë ndodhur jashtë vendbanimit dhe sipas RTS-së, banorët e atij fshati janë të alarmuar dhe që nga mëngjesi i sotëm në rrjetet sociale raportojnë të shtëna të gjata nga drejtimi i zonës kufitare.
Forca të forta policore janë aktualisht në terren.
Edhe ketu ne Shkoder tek Sheshi Isa Buletini pati te shtena me arme para 20' dhe policia po fle gjum! Por po meren vetem me gjoba se aty eshte interesi, per te kapur ndonje peshk te madh per ti mar ndonje pare