
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic kanë udhëtuar drejt Brukselit për të shfrytëzuar mundësinë për takime të veçanta me përfaqësuesit e BE-së dhe liderët kryesorë evropianë që të diskutohet mbi dinamikën e zbatimit të marrëveshjes bazë rreth normalizimit të marrëdhënieve.
Burimet e Albanian Post brenda procesit negociator, tregojnë që me konfirmimin publik për ta pranuar propozimin evropian për statutin e Asociacionit, si një bazë e mirë për negociata të mëtejme, Qeveria e Kosovës ka bërë hapin e parë drejt zbatimit të hapave të paraparë në planin e BE-së për zbatimin e sekuencuar të marrëveshjes së Ohrit.
Sekuenca e parë fillon me veprimin e Kosovës: “fillimi i procesit të negociatave për Statutin e instrumentit të vetë administrimit për serbët e Kosovës”.
Ky veprim i palës kosovare duhet të ketë përgjigjen me veprimin konkret të Serbisë, konkretisht, “Serbia nuk insiston më në përdorimin e yllit dhe fusnotës ose pjesëmarrjen e UNMIK-ut në forumet rajonale”.
Sipas burimeve të AP, ndërmjetësuesit synojnë që të përmbyllin negociatat për Statutin para samitit të fund vitit të liderëve të shteteve të BE-së (sekuenca e dytë).
Të njëjtat burime thonë se në fund të këtij procesi Kosova do të marr përsipër autorësinë e draft-statutit përfundimtar.
Në ndërkohë, siç shpjegojnë burimet e AP, po punohet intensivisht që në samitin e paqes në Paris, me 10 dhe 11 Nëntor, të ketë një takim në mes të Kurtit dhe Vuçiç, në prani të liderëve kryesorë evropianë.
“Nëse ndodh, fakti që ndodh në samitin francez të paqes, ky takim do ta ketë një rëndësi të madhe simbolike që shënon rikthimin e palëve në rrugën e paqes”, thotë burimi i AP-së.
Gjithashtu, këto burime ndërkombëtare shpjegojnë që themelimi faktik i Asociacionit mund të vonojë për disa muaj për shkak të nevojës që fillimisht të organizohen zgjedhje të reja në komunat veriore.
Pra, duhet të ketë një qetësim të përgjithshëm të situatës, vendosje të kryetarëve që gëzojnë mbështetjen e popullsisë vendase, dhe më pas ta vazhdohet me themelimin faktik të Asociacionit, si hap i rëndësishëm në procesin e re-integrimit të komunitetit serb në rendin juridik dhe politik të Kosovës.
Të pyetur se çfarë përfiton Kosova nga e gjithë kjo, burimet e AP-së shpjegojnë që, në raportet bilaterale, Kosova përfiton garanci të fuqishme sigurie nga aleatët e saj kryesorë si dhe mbështetje tejet aktive për njohje të mëtejshme të pavarësisë, me theks të veçantë te pesëshja mosnjohëse e BE-së.
Po ashtu, mbështetje të fuqishme për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, si dhe një pako serioze të asistencës ekonomike dhe financiare për Kosovën.
Kurva Plak qe ka Krmnelet e gjakur re ver marak , mundet te ket ber Kurthin e ri per Kosoven
Nuk u muar vesh se cfar ofron Serbia, nderkohe qe Kosova organizon zgjedhje te reja ne Veri te Kosoves dhe asosacionin e komunave me shumice serbe. Jane 33 marreveshje te miratuara me pare qe nuk zbatohen nga Serbia, dhe pse vetem asosacioni zgjidhet nga " ndermjetesuesit ".
Nuk u muar vesh se cfar ofron Serbia, nderkohe qe Kosova organizon zgjedhje te reja ne Veri te Kosoves dhe asosacionin e komunave me shumice serbe. Jane 33 marreveshje te miratuara me pare qe nuk zbatohen nga Serbia, dhe pse vetem asosacioni zgjidhet nga " ndermjetesuesit ".
Me thene te verteten, keto qe ben Kurti nuk kane asnje kuptim apo llogjike. Nje here me asociacionin, njehere kunder. E kish "drejt" kur kundershtonte Rrambujene dhe e ka drejte qe pranon Rrambujene. Nje here me Bashkimin Kombetar, nje here kunder bashkimit,. Nje here se eshte shqiptar, por edhe kunder, sepse eshte Dardan. Nje here konder Vuciqit dhe heren tjeter bashkepunon fshehura me Radojciqin dhe Kusarin per te marre mesazhet e Vuciqit. Nje here ashtu dhe nje here keshtu... Ne raste te tilla madhore sic eshte rasti qe Kurti po ndryshon komplet "politiken" e tij me asociacionin nje politikan normal jep doreheqjen dhe le ata qe ishin asociacionit sipas ideve amerikane. Asnje ne bote nuk ben keto qe ben Kurti, pervec Sali Berishes qe per bythen e tij shet edhe Lirine. Bota e njeh mire kete "idjot" dhe mundohen qe popullit te Kosoves ti hapin syte. Kete qellim kish edhe deklarata e Makronit kur tha se "Kurti eshte besepre". Besa eshte vetem koncep shqiptar dhe Makroni e tha kete pikerisht per shqiptaret e Kosoves. Kjo ishte nje paralajmerim se Kurti eshte beseprere me ne shqiptaret dhe jo me Francen qe nuk pyesin dhe as e njohin kete koncept. Nderkohe ky ishte paralajmerim per Kurtin qe ne shqip do te thote:" Ne jemi miq me serbet dhe te njohim mire se kujt i ke dhene besen ti..." Prandaj bej si te themi dhe rri rrehat. Nderkohe Makroni i ka bere presion edhe Vuciqit qe ta udhezoje ndryshe Kurtin dhe te filloje "bashkepunimin" per te bere asociacionin. Jane keto prapaskena te Evropes, kesaj "Kurve plake" qe e bejne Kurtin te "dhjese ne breke". Te me falni per nervozizmin, por une kam qene qe ne fillim me kete qe Kurti po ben ne fund, kur problemi ka marre rruget e mutit sepse tashme Kurti do e dhjese dhe do e bej asociacionin sipas ideve te Makronit dhe Vuciqit. Ai nuk e beri kur e udhezoi Blinkeni. Pra Kurti nuk eshte me Ameriken, njelloj si Saliu. Ai eshte me friken qe Makroni ja shfrytezoi me aq marifet, per te bere punet e pista kunder Kosoves.
Kurtit nuk e dime cfare do i kerkohet, po dime qe Vucic do marr ca leke te tjera
Më duket se po i përgatitet një kurth tjetër Kosovës. Përse u dashka që 120 000 serbët në Kosovë të kenë të drejta vetadministruese?! Në asnjë mënyrë. Serbët duhet të kenë maksimumin e të drejtave individuale, të kenë të drejta kulturale - fetare dhe arsimore dhe asgjë tjetër. Kurti duhet t'i hapi sytë mirë se po duan të ia fusin ujin nën rrogoz. Dhe mbi të gjitha të mos dëgjojë çfarë thotë Rama me kasnecat dhe jesmenët e tij.