
Ndërsa anëtarësimi në BE i Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës kushtëzohet nga vende anëtare të unionit, fqinji ynë verior Mali i Zi duket se po shkon më shpejt drejt bllokut evropian.
Të paktën ky është opinioni i presidentit të sapo zgjedhur, Jakov Milatoviç, i cili në një intervistë për median britanike ‘The Guardian’ deklaroi se Podgorica do t’i bashkohet Bashkimit Evropian për 5 vite.
"Forcimi i shtetit ligjor në Mal të Zi do të jetë një sinjal i rëndësishëm se vendi po përparon. Jemi optimistë se brenda 2028 do të jemi anëtarë të plotë në Bashkimin Evropian. Anëtarësimi ynë do të tregonte edhe përkushtimin e BE-së", tha presidenti Milatoviç.
Kreu i shtetit malazez theksoi edhe se orientimi pro-perëndimor i vendit nuk do të ndryshojë edhe pse kryeministri, njëherazi aleat i Milatoviç u detyrua të bëjë aleancë me një parti pro-serbe për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve parlamentare në verë.
Ai premtoi përputhje 100 % me politikën e jashtme të BE-së dhe aktivizim më të madh në NATO. Në një intervistë për prestigjiozen britanike, 36-vjeçari tha se emërimet në gjyqësor do të bëhen brenda vitit 2023.
"Nën udhëheqjen time, ka zero tolerancë për korrupsionin dhe shumica e re parlamentare do t’i bëjë emërimet në gjyqësor deri në fund të vitit", tha Milatoviç.
Shteti fqinj prej 619 mijë banorësh aplikoi për t'u bashkuar me BE-në në vitin 2008, dy vjet pas fitimit të pavarësisë nga Serbia, por përparimi është ngecur nga shqetësimet për korrupsion dhe paqëndrueshmëri politike.
po pse jo:Urime...ja qe kemi edhe njerez Entuzjasete...kurse Politkianet Shqipetare c´fare Thone: 1-Majlinda Bregu tha:Se Shqiperise do ti Duhen 125-vjete per te Hyre ne Be---..me kete..tempo..qe po Vazhdojne Bisedimet... 2-Edi Rama...i thote Macronit:Se ne nuk jemi te Interesuar per nje Date Hyrje....pra..nuk ka "Drite ne dalje te Tunelit"....qe per tu bere Pjese e BE-s..duket se eshte Nonlimit............... Po BE.ja C´thote:Blla..blla...blla....beni Reforma...dhe vetem Reforma.....pse nuk thone se NUK KANE ASNJE INTERS nga vendet e Vogla...?????????C´fare Fitone Franca apo Gjermania nga Mali i ZI????????Po nga Shqiperia???????Futen Bullgarine se Eksportet Gjermani ne Bullgari zene 700-te Miljone Dollare c´do vite....gjerat jane Interes..lol
nuk futen kurre shtete muslimane, Serbia dhe Mali zi do futen se shpejti. Maqedonia e veriut eshte pak e veshtire se ka shume islam dhe probleme me greqine. Vete keto shtet muslimane duhet te heqin dore nga BE-ja, per ta evropa eshte krve dhe turqia eshte baba.