Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 200 euro gjobë ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari për akuzën lidhur me aksidentin ku goditi një fëmijë.
Në njoftimin e Gjykatës thuhet se, Hajdari detyrohet që gjobën ta paguajë në afat prej 15 ditësh, nga dita e plotfuqishmërisë aktgjykimit.
“E pandehura R.H obligohet që të paguajë shumën prej njëqind (100) € për mendimin e ekspertit të komunikacionit, po ashtu obligohet të paguajë shumën prej nëntëqind (900)€ për super ekspertizë dhe për ekspertizë mjeko – ligjore të paguajë shumën prej 50 €.
Nëse e pandehura nuk e kryen pagesën e gjobës në afatin e paraparë me ligj, si dhe shpenzimet e procedurës kundërvajtëse, në të kundërtën ekzekutimi do te bëhet sipas dispozitave të Ligjit të Procedurës Përmbarimore”, bën me dije gjykata.
Kundër këtij aktgjykimi, thuhet se palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, Divizioni i Kundërvajtjes, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Më 10 prill të vitit 2022, ministrja Rozeta Hajdari ishte përfshirë në një aksident në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ku për pasojë një fëmijë kishte pësuar lëndime trupore.
Të “nderuar” drejtues të pa ndërgjegjshëm të automjeteve nëse jeni pjesë e Qeverisë së Kosovës keni “mirësinë” e bëni çfarë të doni s’ka rëndësi se është me apo pa fajin tuaj. Shkaktoni fatkeqësi komunikacioni - rrugore, lëndoni apo e vritni dike dhe përsëri s’ka rendësi mosha e as kushte atmosferike e as rregullt e komunikacionit sepse nga “drejtësia” në Prishtinë ju mund të dënoheni me vetëm me 200 Euro apo rreth 21.000 Lekë. Rroftë autokracia faqezezë e krimit të organizuar.
më falni për aritmetikën, po 100 900 50 euro = 1050 euro! po 200 euro ku u gjet??!! mishmash, asgjë nuk kuptohet!!!
Dmth. ne total ajo duhet te paguaj 1250€. Jo edhe aq pak, siç po trumbetojne mediat.