“Koha Ditore” ka cituar një analist në Kosovë, Rron Gjinovci, sipas të cilitë takimi i 26 tetorit mes Albin Kurtit dhe Aleksander Vuçiç mund të sjellë një lëvizje të madhe për vendin. Sipas tij, duhet parë te propozimi i ri i Bashkimit Europian, që është cilësuar prej zëdhënësit të KE-së, Peter Stano, si një “draft shumë modern”, një politikë ndryshe që lidhet në fakt me një ofertë të re për Prishtinën.
"Asociacioni mund të bëhet vetëm nëse fitojmë diçka të madhe. Ajo diçka e madhe është garancia që Kosova nuk ka me e pengu nga njohja nga vendet e tjera, ku Serbia duhet ta thotë në mënyrë eksplicite ndërkombëtarësisht.
Hapja e ambasadës në mënyrë simbolike dhe fakti që Kurti është në Greqi, mund të ndodhë që arrihet një marrëveshje të enjten ose ditëve në vazhdim dhe Greqia mund ta njohë Kosovën. E fillon procesin për vazhdimin e njohjes të Kosovës nga vendet mosnjohëse", tha ai.
Deri më tani në të vërtetë as nga Serbia dhe as nga Kosova nuk kanë komentuar mbi propozimet e bëra nga përfaqësuesit e pesë vendeve kryesore të Perëndimit që merren me dialogun, ndaj edhe supozime si këto duhen konsideruar.
Një gjë është e qartë dhe duket mirë: Prishtina pas 24 shtatorit është në pozitë më të mirë negociimi dhe është po kështu e kuptueshme se lodrat e Serbisë me Radoiçiçë dhe konflikte kanë kapur cakun e tolerimit dhe mirëkuptimit.
Beogradi ka po aq kundërshtarë dhe armiq në Perëndim, sa edhe Kosova, kështu që ky epsiod është mirë të shërbejë për të vënë në dukje se histeria kundër Prishtinës zyrtare gjatë verës, që përfshiu Shqipërinë me mediat e saj dhe opozitën kosovare, ishte diçka e investuar politikisht dhe dëshmon sesa komplekset tona janë përherë një kundërpolitikë për interesin tonë.
Kurti ta haroj qe greqia jep diçka pa pasur perfitim maksimal per veten.Ilozioni qe kane ne Kosove qe Greqia eshte miredashese me Kosoven eshte qesharake. Koha do ta ftilloj Kurtin ne raport me Greqine.
Kurti shkon ne greqi, si kunderpeshe e marrdhenjeve te Edi Rames me Serbine. Albini eshte nje lepur, i cili do iki me vrap, kur ta haje pataten nga djallezia greke. Greket jane ne konflikt me Shqiperine, ndaj edhe Albini behet mik me armikun e Shqiperise. Veprimet e Albin Kurtit jane fshatareske, cinike ndaj Shqiperise
Kurr nuk e njeh Grecia ....kosoven
Nuk e besoj se si shpresoni tek hipokrizia Greke , vetem naivet dhe foshnjaraket mund ta hane... Greket kush e di se cfare planifikojne te marrin back..!!!
ALBINI mik me Greqinë, kurrë, por Greqia do që të bëhet mik me Albinin se do disa kullota arbnore se nuk paskëshin se ku po i kullosnin dhentë e dhitë; kuajt, lopët e pelat e shoveniste.
KURTI KERKON NGA SHQIPERIA QE TE MBESHTESE KOSOVEN KURSE PER VETE NGELI NE GREQI TEK SHTETI QE ESHTE NE GJENDJE LUFTE ME LIGJ ME SHQIPERINE DHE TAKON MICOTAQIN QE FYEN KRYEMINISTRIN E SHQIPERISE DUKE MOS E FTUAR NE NJE MBLEDHJE BALLKANIKE NE GREQI. KURTI KERKON MBESHTETJE PER VERIUN E KOSOVES TE BANUAR NGA 90 E CA PERQIND ME SERBE DHE NUK THOTE ASNJE FJALE PER HIMAREN E BANUAR NGA 90 E CA PERQIND NGA SHQIPTARE. KURTI KERKON QE KRYEMINISTRI I SHQIPERISE TE MOS MERRET ME KOSOVEN KURSE PER VETE FORMON PARTI NE SHQIPERI,BEN PROPOGANDE E VJEN NE SHQIPERI PER TE VOTUAR KUNDER KRYEMININISTRIT TE SHQIPERISE. KURTI ESHTE AI QE QE U BETUA SE SBEJ ASOSACION(BASHKESI) PER SERBET E I QUAJTI TRADHETARE TE TJERET KURSE TANI DEKLARON SE DO BEJ BASHKESI SERBE NE VERI. PARTIA E KURTIT GODITI E SHAU NJE DEPUTET KUNDERSHTAR SE I HODHI UJE UDHEHEQESIT KURTI KUR ME PARE HIDHNIN GAZ LOTSJELLES NE PARLAMENT KU ISHIN EDHE DEPUTETE FEMRA E NDONJE SHTATZENE. KURTI KERKON QE SHQIPERIA TE THOTE E BEJ ATE QE KERKON AI KURSE PER VETE NUK DEGJON DHE SBEN ASGJE NGA ATO QE I THOTE SHQIPERIA AQ ME TEPER SE ESHTE VELLAI I MADH SI SHTETI AME, KA ME SHUME POPULLSI,KA ME SHUME EKONOMI,KA ME SHUME TERRITOR, ESHTE SHTET I NJOHUR NDERKOMBETARISHT, ESHTE ANETAR I NATOS,DREJTON EDHE KESHILLIN E SIGURIMIT TE OKB. ME FJALE TE TJERA KURTI ESHTE VELLAI I VOGEL GRINDAVEC APO LIGAVEC QE NGA MARAZI QE ESHTE I TILLE NUK LE MARREZI PA BERE PER TU DUKUR I MADH.
Greqia, duke qenë e varur shumë nga Gjermania dhe Amerika dhe duke qenë në marrëdhënie të këqija me Turqinë, bën një politikë të butë ndaj Kosovës. Kurti po bën përpjekje të mëdha të nxjerrë njohjen nga Greqia por mikja e Serbisë bën politikë "tërheq e mos këput!"