Kurti para takimit në Bruksel: S’ka dialog pa u sanksionuar Serbia

25 Tetor 2023, 12:00Rajoni TEMA

Kurti para takimit në Bruksel: S’ka dialog pa u sanksionuar Serbia

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti është shprehur për "Financial Times" se nuk mund të ketë dialog, nëse nuk ka dënim dhe sanksione ndaj Serbisë. 

“Nëse nuk ka dënim dhe sanksione ndaj Serbisë pas asaj që e kanë bërë, atëherë definitivisht nuk ka dialog. Ne do të përfundojmë në një menaxhim të dështuar të krizës dhe ta harrojmë krejtësisht normalizimin”, u shpreh ai.


Mediat prestigjoze shkruan se Kurti i ka akuzuar "sulmuesit që po tentojnë ta nisin një konflikt të ri të armatosur, një luftë të re në Kosovë për ta aneksuar pjesën veriore të vendit”.

Sipas Kurtit, që prej sulmit të 24 shtatorit gjithçka ka ndryshuar.

"Nuk mund të kthehemi sikur nuk ka ndryshuar asgjë”, është shprehur kreu i qeverisë së Kosovës. 

Ndërkohë një ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se do të zhvillohet një takim i radhës në Bruksel, në të cilin do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai theksoi se ky takim do të ndodhë brenda dy-tri ditësh, por nuk dha detaje të tjera.

3 Komente

  1. T
    Trapi

    Kurti me keto llafe na e ben "zemren mal", por puna eshte pak me e komplikuar. A jane te mjaftueshme apo te teperta llafet qe lleshon Kurti, eshte ceshtje e komlikuar sic jane interesat boterore ne kete valle...Pa hyre ne interesat boterore dhe ne vallen qe lozin Evropa, Amerika, Rusia, Kina, Serbia, Kosova dhe djali me shejtanin, une i konsideroj keto llafe te Kurtit si te teperta dhe jo optimale. Puna e Kurtit eshte qe Serbia te njohi Kosoven. Ketu duhet te rrahi cekani dhe jo llafe te teperta per sanksionimin dhe shkaterrimin e Serbise nen shembullin e Jugosllavise. Kjo do ishte mire, por nuk eshte pune e Kurtit sepse i ka bythet e vogla per kete pune. Pra Kurti nqs kerkon qe vallen e politikes boterore mos ta transformoje ne "valle vdekje" midis Kosoves dhe Serbise, duket te flasi per interesat e Kosoves dhe ta lere menjane Serbine dhe politiken boterore. Perdryshe ai ose eshte budalle, ose i dyshimte qe prish planet e perendimit...

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kosovari

      Mos u dorzo or koqe kanari ,e more ne qafe popullin injorant te Kosoves ,ky popull ne vend qe te çohet e tju djegi per se gjalli ,ty Osmanlleshe ,Gerdallen e gjithe Vetfundosjen rri e fle gjumë

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti anarkisti

        Më nervozoji deklarimi i Macronit se janë të pa besë. Por, kur tash po i analizoji deklaratat dhe veprimet tyre po del saktë. Dikur digjte Kosovën me parullën" JO NEGOCIATA - VETËVENDOSJE" e tash pranon të gjitha marrëveshjet bile shumë të dëmshmee më të rrezikshme se ato të që i kritikonte dhe ka ardhur në pikë fundosje: JO VETËVENDOSJE - NEGOCIATA". Ky është mashtrim ordiner dhe po doli e fuqishme dhe e vërtetë deklarata e ish Presidentit, Hashim Thaçit se kjo është VETË FUNDOSJA. Por do të shtoja se na mori lumi edhe neve tjerëve.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje