Kryetari i Kuvendit të Kosovës, në gjykim për dy vepra penale

25 Tetor 2023, 18:36Rajoni TEMA
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, në gjykim për dy vepra

Dy akuza për vepra penale janë ngritur ndaj kryetarit aktual të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Mësohet se në aktakuzë thuhet se në seancën e Kuvendit  të Kosovës të datës 10 gusht 2016, në cilësi të deputetit, Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, dhe është pamundësuar qëndrimi në sallë.

Për këto veprime, Konjufca akuzohet për dy vepra penale “Përdorim i armës” dhe “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.

Mirëpo, në seancën e së mërkurës (25 tetor), në gjykimin ndaj tij, gjykatësja e rastit Edita Çanta, bëri të ditur se ekzistojnë rrethana që pengojnë ndjekjen penale për pikën e dytë të aktakuzës, pra për veprën penale “Pengim i pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, raporton Telegrafi.

“Pasi që për këtë vepër penale është paraparë dënim me burgim prej 3 muaj deri në 3 vjet dhe ndjekja penale për këtë vepër ka filluar me 10 gusht të vitit 2016 dhe që nga kjo kohë ka kaluar dyfishi i ndjekjes penale, andaj gjykata do të merr aktgjykim në fund të këtij shqyrtimi gjyqësor për këtë vepër penale”, tha gjykatësja Çanta.

Lidhur me këtë, prokurori Besart Mustafa nuk pati ndonjë koment.

7 Komente

  1. K
    K

    Gangsterat e Albinit jan te ngjashem me gangsterat e Saliut,shpresoj qe drejtesia ne Kosove ti japi denimin e merituar ketij horri te Albinit.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mitrovicë

      O K(ari), Merru me Janullatosin qe te ckerdhen para dhe mbrapa. Mos e ndyeni Kosoven sa here e permendni. Coftina qe dhjeheni duke iu vardisur greqirve dhe shkjaut.

      Përgjigjjuni
    2. f
      fuat

      Ky eshte nje plere e ndyre dhe eshte fatekeqesi qe eshte kryetar kuvendi por cfar do presesh nga llumi Kurti,Osmani,Pislimi,Kusari etj.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Asllani

        Ky eshte nje hallabak qe edhe po ti kulloste dhente,gjysmat do i hupte.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Edit Thesi

          Me pak fjale Al Bini i bene presion Konjufces se po dole nga rreshti te pret arrestimi!

          Përgjigjjuni
          1. T
            T

            Fake news nga nentoka*

            Përgjigjjuni
            1. K
              Koha

              Si ka mundesi qe kaq shume shkije komentojne ne shqip.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje