Ish-ambasadori i Kosovës: Nëse Perëndimi s’ka plan B për Serbinë, atëherë jemi në prag të një konflikti serioz

27 Tetor 2023, 12:30Rajoni TEMA

Ish-ambasadori i Kosovës: Nëse Perëndimi s’ka plan B

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, ka komentuar takimet e ditës së enjte të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç me liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë e me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, presidenti i Serbisë, Vuçiç, po luan lojën e Rusisë në mes të Brukselit, të cilën ia kanë mundësuar vendet mos-njohëse të pavarësisë së Kosovës si në BE ashtu edhe në NATO.

“Nëse vendet kyçe të perëndimit nuk kane plan B për Serbinë dhe vazhdojnë të tmerrohen nga ideja se ajo mund të bëhet Bjellorusia e dytë, atëherë jemi në prag të një konflikti serioz me pasoja të rënda”, ka shkruar Peci në platformën sociale,

Në këto momente vetëm SHBA-të, beson, Peci, të ndihmuar nga një “coalition of willing” me vendet e QUINT-in kanë kapacitet që t’i marrin frenat në dorë për të mos lejuar që situata të shkoj në drejtim të ferrit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u pritën të enjten në takime të ndara nga liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë, si dhe nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Takimet, e cilësuara si përpjekje për të ringjallur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, mbaruan pa ndonjë pajtim mes palëve.

Kurti, ka insistuar në nënshkrimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të prociesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, përfshirë edhe “propozimin modern evropian” për statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, porse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka refuzuar nënshkrimin e tekstit sikurse në takimet e mëparshme.

Pas takimeve, Kurti tha se vetëm nënshkrimi i marrëveshjeve me vendin fqinj, garanton zbatimin e tyre.

Ndërsa Vuçiç potencoi në një konferencë për media se e ka pranuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas propozim-statutit që i është propozuar nga emisarët ndërkombëtarë më 21 tetor në Beograd.

Ai theksoi se Serbia është pro zbatimit të marrëveshjes së Brukselit/Ohrit, por ka shtuar se shteti i tij nuk mund ta njoh Kosovën si vend të pavarur dhe as nuk do ta pranojë anëtarësimin e saj në OKB.

Në anën tjetër shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili ndërmjetëson bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, tha se marrëveshja mes tyre nuk ishte e mundur, sepse “parakushtet e njërës palë ishin të papranueshme për tjetrën”.

“Palët nuk ishin të gatshme të bien dakord për të pa parakushte, e që janë të papranueshme për palën tjetër. Në fund, ne kërkojmë që palët të angazhohen sinqerisht në procesin e normalizimit”, tha Borrell.

5 Komente

  1. S
    Sadiu

    Dhe ju ini trima se trimërinë tuaj dhe të atij Kurtit e pengon Evropa se po të ishte për ju e kishit bërë copë, copë Serbinë me llastiku. Pika mor idiotër që po i jepni kosto kombit shqiptar, ulni kokën dhe bëni çfarë u thot Evropa. Nuk është dita e largët edhe vetëvendosja do ta flakin si plehra Kurtin e kompani që kanë nxjerë gjoksin si kaposhi në maj të pilogut me pleh kur këndon.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tutifruti

      Lulzim Peci e kritikon politikën e Kurtit. Kjo nuk do të thotë me i dalë zot Vučić-it.

      Përgjigjjuni
      1. m
        meta

        pse more njerëz nuk e lexoni atë cfarë thotë ai po komentoni me padurim, pa e kuptu. Sipas tij ; " nëse Srbia nuk nënshkruan ( Albini e ka pranu propozimin ) dhe prapë sillet si gangster dhe BE-ja nuk ka plan B ( d m th ti kundervihet Serbis për sjellie destruktive) atëherë kemi luftë. Sadiu kritikon edhe ish ambasadorin dhe Kurtin për trimëri përderisa të dy thonë shkurt e shqip " na keni pshtetë për muri" duam apo s`duam ne ju doni të na futni në luftë. Kurse ky tutufruti ja fut edhe më larg , ja shpjegon te parit dhe don ta qetësj, pra bën dallim rënkimin nga rënkimi. Lufta asht e pashmangshme sa do që askush nuk e do as Serbia e as Kosova. Po SHB-të. Sa do që të pranoj Kosova marrëveshje Serbia do kërkoj edhe më shumë. Mendoni pak si mundet Serbia me kërcnu haptas ku ajo është e rrethuar nga vetë NATO. Dhe ku?, mu ku aty është vetë NATO pëergjegjës për siguri. Nuk është problemi Serbia se sa për S ata e din fortë mirë dajakun se e provuan para 20 vite dhe kontrollonin Kosovën atëherë. Sot është në pozitë aspak të volitshme. Nuk ka logjikë kjo lojë. Po të bëhen sanksione për armatim kundrejtë S si do të mbijetonin serbët. Si nga toka ashtu edhe nga ajri të rrethuar. Dhe prapëseprap paraqiten si gangster dhe kërcenojn Evropën ( përmes luftës në Kosovë). I vetmi aktor që e mundëson këtë shfaqje a SHBA-të.

        Përgjigjjuni
    2. R
      RAIFI

      Dilni bre burra, dilni me molotove dhe digjni kancelarite e Evropit. Ju jeni trimat e karit te "madh" Albin dhe te presidentes se hajthme dhe te kolme Vjosa ( ma sakt Ibri)

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trapi

        Eshte hera e pare qe Kurti ka bere "dipllomaci" dhe ja ka lene ne dore dopjo gjashten serbit. Puna ka mbetur tashme ne fushen Evropiane. Kurti duhet te vazhdoje te luaje me dipllomaci dhe ne praktike tu japi "celsat e kashtes" serbeve. Ai nuk duhet te "nxitohet" ne zbatimin e asociacionit deri sa Evropa te veproje me sanksione, kunder Serbise dhe deri sa edhe shtetet e tjera te Evropes qe nuk njohin Kosoven, ta njohin ate. Kurti duhetqe me ashpersi ti kundervihet Vucit per deklaraten se nuk do e njohi Kosoven dhe te evidentoje se Vuciqi punon te zhbeje luften per clirimin e Kosoves dhe jo te fusi clirimtaret ne burg apo te ofendoje Ameriken... I lutem Kurtit qe asnjehere mos te fryhet si gjel! Mos te thote qe nuk e bej dhe e ben, por te thote do e bej dhe mos ta bej kur shikon qe veprimet e "kurves Evropiene" kjane kunder nesh.... Kurti duhet te nderoje taktike, po qe se ai eshte ai qe nuk eshte... Sidomos Kurti nuk duhet te perdore fjale te renda kunder perfaqesuesve te Amerikes dhe Evropes. Te mesoje nga Edi Rama qe ne pergjigje te pyetjeve ne lidhje me deklaraten e Makronit tha...Une nuk jam ai qe mund ti jap ment Frances...Pra edhe Albini duhet te beje punen, por pa ofenduar perendimin....Albin or Albin qe po edukohesh si bagabondet qe edukohen ne burg...Pune te veshtire kane shqiptaret me ty por edhe Amerika....Te pakten te jesh bagabaond apo budalle se sa shejtan dhe i djallezuar me shqiptarizmen....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje