Mali i Zi: Do ta ashpërsojmë regjimin e vizave për shtetasit rusë

21 Nëntor 2025, 16:34Rajoni TEMA
Mali i Zi: Do ta ashpërsojmë regjimin e vizave për shtetasit

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, njoftoi të premten se Podgorica “shumë shpejt” do ta ashpërsojë regjimin e vizave për shtetasit rusë, në përputhje me politikën e vizave të Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se Mali i Zi e ndjek plotësisht politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, përfshirë masat ndaj Rusisë.

Duke ndjekur këtë politikë, Mali i Zi vendosi sanksione ndaj Rusisë në vitin 2022, kur Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës.

Megjithatë, Komisioni Evropian ka paralajmëruar disa herë Podgoricën se harmonizimi i politikës së vizave është thelbësor për përparimin në bisedimet për anëtarësim dhe për qasjen në mjetet e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

1 Komente

  1. T
    Te bashkuar kunder ksaj Perandorise multietnike qe

    Sanskione dhe rregulla te reja, ne perputhje vetem me ligjin

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje