“Safari i snajperëve”? Vuçiç reagon për akuzat: Nuk kam vrarë askënd dhe nuk kam mbajtur kurrë snajper

21 Nëntor 2025, 15:39Rajoni TEMA
“Safari i snajperëve”? Vuçiç reagon për

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç hodhi poshtë akuzat që e lidhin atë me të ashtuquajturat “Safari snajperësh” gjatë rrethimit të Sarajevës në vitet 1990, duke i quajtur pretendimet gënjeshtra që synojnë ta paraqesin si një përbindësh dhe vrasës gjakftohtë.

Vuçiç ka reaguar ndaj akuzave për një video të vitit 1993, në të cilën ai pretendohet se shfaqet duke mbajtur një pushkë snajperi pranë personave të armatosur në varreza.

“Nuk kam mbajtur kurrë në jetën time një pushkë snajperi. Nuk kam pasur as armën për të cilën flisni, sepse ajo është stativ kamere. Nuk kam vrarë kurrë askënd, nuk kam plagosur askënd dhe nuk kam bërë asgjë të ngjashme”, tha Vuçiç para gazetarëve në një konferencë ekonomike rajonale Britani e Madhe–Ballkani Perëndimor, e mbajtur në Beograd, përcjell A2 CNN.

Gazetari investigativ kroat Domagoj Margetiç deklaroi të martën se kishte paraqitur një kallëzim zyrtar në Prokurorinë e Milanos, me pretendimin se Vuçiç ka marrë pjesë ose ka ndihmuar në organizimin e të ashtuquajturit “turizëm i snajperëve”, ku të huajit paguanin forcat boshnjake serbe për të qëlluar mbi civilët nga pozicione të ngritura.

Në letrën dërguar prokurorëve, gazetari përmend një video të vitit 1993 dhe intervista të supozuara të kohës së luftës, bashkë me dëshmi të zyrtarëve boshnjakë, si prova se Vuçiç ishte vullnetar lufte në Sarajevë në vitet 1992 dhe 1993, dhe pjesëtar i Njësitit Çetnik të Sarajevës së Re, brenda Ushtrisë së Republikës Serpska.

Ai pretendon gjithashtu se Vuçiç ka kaluar disa muaj i pozicionuar në vijën e frontit në varrezat hebraike të Sarajevës. Akuzat erdhën në një kohë kur prokurorët në Milano hapën javën e kaluar një hetim për shtetas italianë që mund të kenë marrë pjesë në të ashtuquajturat “safari snajperësh”, duke hetuar akuza të mundshme për vrasje të rënduar.

7 Komente

  1. B
    Baca Bajram

    Po sikur ishte cader ajo qe mbaje??? Tashti doli tripod i kameras!!!??? Po ik more cetnik barbar se ju jeni rraca me e qelbur, genjeshtar e vrases barbar… Edhe sikur te jet e pavertet historia e human safari, sniperat serb vrisnin njerez te pafajshem civil te paarmatosur rrugeve, po i kemi pare me syt tane more funderrin! Si mund t’a justifikosh kete fakt!?

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Po cne ti e Vucic. Ti te ha mun. Te ka dale nga kontrolli nje cop krahine Kosove qe i can bythen gjithe dynjase.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkja pikezeza, qelbesh per nroma

        Shkja pikezeza, Shkinija yte eshte ne ramje te lire. Shpejte do te kemi edhe 2 Republika shqiptare te pavarura, Republika e Sanxhakut dhe Republika e Lugines se Presheves(Kosova Lindore). Pastaj vec gati eshte Republika e Vojvodines, Republika e Regjionit te Dimitrovgradit...Shkinija yte, o pikezeza shkja, do te mbetet aty ku ka qene para kongresit te Berlinit si pashalluk i Smedereves. Ne gjysemshekullin e ardhshem do te ju çojme mbi Danub, andej kah karoatet e uralet sllave nga u dyndet si jevg.

        Përgjigjjuni
      2. J
        Jeta

        Nje shkjau tha se.mbante çader. Dmth çetniku ka shku ne lufte me çader! La pare kush luftetar me çader? Pasi e perqeshen, tani nderroj genjeshtren, tja se ka shkuar me kmbe te video kameres.. Mo stra i ndyere, te gjithe shkijet qe sot jane mbi 45 vjet jane monstra qe kane vrare e masakruar njerz. Shkinija do te dezintegrohet perfundimisht, Shkinija eshte e mbushur me kriminel lufte. Kokat e njeri tjetrit do hane.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Edhe ky si Milloshevici do perfundoje

          Kudo ne vendet ish lindore ! ku per dreqe keta kriminele vijne ne pushtet ! duke manipuluar popujt e tyre , si ne rastin me penecilinen ne shqiperi... Mjere popujt qe vuajne nga keta dilere kriminele...sic vuajti shqiperia mbas 90 me penecilinen... qe akoma nuk shqitet nga krimet , kerkon akoma vrasje dhe vellavrasje... por shqyr u zgjuan edhe ajo pakice qe e perkrahnin kriminelein penecilinen... Thuaj shyqyr Evropa dhe USA qe i len i len dhe nje dite ja thyhen kokat ketyre plehrave...

          Përgjigjjuni
          1. E
            Edhe ky si Milloshevici do perfundoje

            Kudo ne vendet ish lindore ! ku per dreqe keta kriminele vijne ne pushtet ! duke manipuluar popujt e tyre , si ne rastin me penecilinen ne shqiperi... Mjere popujt qe vuajne nga keta dilere kriminele...sic vuajti shqiperia mbas 90 me penecilinen... qe akoma nuk shqitet nga krimet , kerkon akoma vrasje dhe vellavrasje... por shqyr u zgjuan edhe ajo pakice qe e perkrahnin kriminelein penecilinen... Thuaj shyqyr Evropa dhe USA qe i len i len dhe nje dite ja thyhen kokat ketyre plehrave...

            Përgjigjjuni
            1. P
              PARTIA e PUNKËS

              SHJAU I SHKINISË, VUCIQIRAMËN, LEHTË ËSHTË TË THUASH, KUR TURISTËT LUGETËR VRISNIN CIVILË BOSHNJAKË, TI PASKE LOZUR NË VIOLINË, OSE I PASKE RËNË KAFAJVE. KJO PUNË, OR VICIQIRAMËN, NDREQET KOLLAJ. PO PATE PAFAJËSI, NDIZ BYTHËN E MERR KURAJO DHE USHTRO NJË KUNDËRKALLËZIM PENAL kundër DENONCUESIT, APO JO SHJAU I SHKINISË!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje