Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas vendimit të presidentes për caktimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 dhjetor. Hamza tha se, edhe pse PDK kishte propozuar datën 21 dhjetor si më të përshtatshme, vendimi është marrë dhe tani “është koha të shikohet përpara”.
Në reagimin e tij, Hamza theksoi se PDK është e bashkuar dhe plotësisht e mobilizuar për procesin zgjedhor. Ai deklaroi se partia tashmë ka ekipin, programin dhe vizionin me të cilin synon të rikthejë stabilitetin institucional.
Hamza u shpreh se Kosova ka nevojë për “normalitet, stabilitet dhe një qeveri që jep rezultate”, duke kritikuar gjendjen aktuale politike që, sipas tij, karakterizohet nga kriza dhe improvizime.
“Fitorja e PDK-së do të jetë fitorja e Kosovës së zhvilluar,” tha ai, duke shtuar se partia e tij është e gatshme të rikthejë funksionimin normal të shtetit.
Në fund, kreu i PDK-së u bëri thirrje qytetarëve që më 28 dhjetor të jenë të bashkuar, të mobilizuar dhe të vendosur për një Kosovë që “punon, zhvillohet dhe ecë përpara”.
“Me PDK-në. Për fitore. Për Kosovën. Na priftë e mbara!”, përmbylli reagimin e tij.
Ore vella ishalla Kosova zhvillohet, lulezon, njihet. Po si nga mentaliteti si nga pamja e jashteme eshte bere shume e qarte keto 20 vite qe jane tjeter popull. Vetem ata idiotat e stadjumeve nuk e kuptojne. Ca na jepni lajme indiferente kot?
Lluzeri i Mitrovices qe bente gjiro ne Liqenin e Ujmanit me motoskafin e Raqdoj-qiqit, pret fitore nga Lista serbe.
Deklarata "ë vija të kuqe s’ka për askënd “, është politikë por e dëmshëme për PDK. Nëse në çfarëdo forme bashkëvepron me VV shkon për lesh. Hamza e ka modelin bashkëqeverisjes VV - LDK dhe t ë gjithë e kemi pa atë fatkeqësi se çfarë ndodhi. Kujdes VV nuk besë dhe nuk mban asnjë premtim pastaj si duket paska harruar se si çfarë vepruan me Heronjtë Luftës dhe Paqes, A nuk vëreni se si ua ka shti uji nën këmbë me Lladrovcin shpirtshitur.