Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Vuçiç takim me Lajçak në Beograd

14 Nëntor 2023, 11:40Rajoni TEMA

Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Vuçiç takim me

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është takuar ditën e sotme me përfaqësuesin special të Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Sipas mediave të huaja, Lajçak më herët gjatë ditës së sotme është takuar me drejtorin e të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç.


Javën e kaluar, Lajçak ishte në Prishtinë, ku theksoi se qëllimi i vizitës së tij ishte vendosja e themeleve për takimin e ardhshëm të negociatorëve kryesorë, i cili ishte paralajmëruar për 16 nëntor.

Kujtojmë se faktori ndërkombëtar kërkon një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të bënte të mundur normalizimin e marrëdhënieve dhe hapjen e rrugës për integrimin e tyre në BE.

Lini një Përgjigje