“Më parë e vras Kurtin sesa iki nga Kosova” - Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave që kërcënuan kryeministrin

1 Gusht 2025, 16:58Rajoni TEMA
“Më parë e vras Kurtin sesa iki nga Kosova” - Prokuroria

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe një personi tjetër N.S. për veprën penale “Kanosja” ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.

“Sipas aktakuzës, më 29.08.2023, i pandehuri Klinaku, me qëllim që ta frikësojë dhe ta detyrojë personin zyrtar tani të dëmtuarin Albin Kurti, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e ka kanosur atë përmes profilit të tij personal në rrjetin social “Facebook”, duke postuar shkrime me përmbajtje kërcënuese”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Tutje prokuroria speciale thotë se pas reagimeve lidhur me kërcënimin, Klinaku e ka përsëritur postimin me përmbajtje kërcënuese.

“… Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras Albin Kurtin sesa t’ia lëshoj rrugën dhe të iki nga Kosova”, thuhej në postim.

“Ndërkohë, i pandehuri tjetër, N.S., e ka kanosur me vrasje të dëmtuarin A.K përmes postimeve publike në rrjetin social “Facebook”, për shkak të funksionit të tij, duke iu referuar postimit kërcënues të bërë nga i pandehuri Klinaku”, sqaroj prokuroria.

Vetë Faton Klinaku që ka ushtruar më parë pozitën e drejtuesit të Organizatës së Veteranëve të Luftës, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij.

“Edhe pse unë po informohem nga mediat dhe për këtë nuk di asgjë e as avokati im, mezi nuk po pres të ballafaqohem me A.K, të cilin edhe do ta ftoj si dëshmitar në gjykatë”, ka shkruar Klinaku në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

 

3 Komente

  1. Ndriçim Stopi

    Ky seshte Kercenim, ky eshte Patriotizem dhe Dashuri per Kosovën.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatosi-kosove

      Ne nje tubim te krimineleve dmth te vetvendosjes mufail bajqinovci ju paska drejtuar me fjalen se LDK pa PDK eshte si peshku pa uje qe ne fund te fundit ashtu edhe duhet te ishte por ama mefi i menqur duhet ta dije se tash vetvendosje pa listen serbe ka mbetur si peshku pa uje e shqiptaret duhet te zgjedhin se cila eshte me mire, magar si ky dikur e quanin titon baba tash kurrcin dhe shperblimi drejtor api derr-putet,vetem minaku dimal basha spaska dale sot para mediave dhe ai ugiqi me bashke (lesh gjate) daktorr nauka nezir krreku.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kurtovitç i vetfundosjes Serbe

        Diktature...... Te mèresh me çfare thone e çfare shkruajne gjysma e Shqiperise duhet te ishte ne burge. Ne Shqiperi eshte nje proverbe : Vete flet vete degjone.... Kurtovitç eshte Enverist , eshte fare e keqe , ky antishqiptar meriton urrejtje

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje