Policia e Kosovës aksion në Zubin Potok! Zbulon laboratorin që prodhon kriptovaluta

1 Gusht 2025, 09:01Rajoni TEMA
Policia e Kosovës aksion në Zubin Potok! Zbulon laboratorin që

Sipas njoftimit për media, gjatë një operacioni policor të zhvilluar në fshatin Qabër në Zubin Potok, zyrtarët policorë kanë hasur në pajisje që shfrytëzohen për nxjerrjen e monedhave digjitale.

“Në një objekt ndihmës pranë një shtëpie, janë zbuluar dhe konfiskuar 13 njësi kompjuterike (të njohura si ‘riga’) si dhe pajisje të tjera të nevojshme për prodhimin e kriptovalutave.

Për këtë veprim është informuar Dogana e Kosovës, e cila do të ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore në përputhje me kompetencat e saj”, thuhet në deklaratë.

Policia i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo aktivitet të kundërligjshëm përmes linjës falas 192. “Kontributi i qytetarëve është i domosdoshëm për të parandaluar dhe luftuar paligjshmëritë, si dhe për të zbuluar rastet kriminale”, përfundon komunikata.

3 Komente

  1. .
    .

    Kopsht zoollogjik Kosovo

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatekeqesi qe prodhon kaqe shume kriminel !

      Nena e " Djallezise " te lindur qe ne Embrion ne KS ! Fatekeqesisht qe prishin imazhin e njerezve te tjere te rregullt...

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fatekeqesi qe prodhon kaqe shume kriminel !

        Nena e " Djallezise " te lindur qe ne Embrion ne KS ! Fatekeqesisht qe prishin imazhin e njerezve te tjere te rregullt...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje