"Mëkati ynë më i madh është se lejuam restaurimin e rendit autokratik në Serbi"

18 Nëntor 2024, 20:50Rajoni TEMA
"Mëkati ynë më i madh është se lejuam restaurimin

Në një bisedë për revistën “Cord”, Gojko Bozhoviç, poet serb dhe pronar i një prej shtëpive botuese më cilësore në Serbi, “Arhipelag”, ka folur edhe për gjendjen e aktualitetit politik në vend. Sipas tij, brezi që ai përfaqëson dhe bën pjesë ka një mëkat të madh ndaj vendit.

"Ne lejuam restaurimin e renit autokratik në Serbi. Nëse vitet ’90 ishin mëkati i brezit të mëparshëm, atëherë rikthimi i këtij rendi është njgjarja kyçe në jetën e brezit tim.

Na takon ne që të luftojmë. Ose do të rivendosim demokracinë, ose Serbia do të përjetojë dështimin e saj përfundimtar në këtë betejë", ka thënë ai.

Bozhoviç ka shtuar se ka shumë njerëz të brezit të tij që kanë pranuar situatën e tanishme për arsye nga më të ndryshmet.

Sa i takon letërsisë, botuesi serb ka vënë në dukje se në kohën e sotme, letërsia ka një deficit krahasuar me filmin dhe teatrin, ndaj një zgjidhje sado e vogël janë festivalet e letërsisë.

Lini një Përgjigje