Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti është shprehur se qeveria e Kosovës nuk duhet të qëndrojë në heshtje sa i përket shqetësimeve të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Në prag të takimit të dy qeverive, që do ta mbahet sot në Prishtinë, Ahmeti i bën thirrje ekzekutivit kosovar që të flas me kryeministrin e RMV-së sa i përket problemeve të shqiptarëve atje.
Kreu i BDI-së ka shprehur shqetësim për mosrespektim të Marrëveshjes së Ohrit, pas iniciativave për shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
“Jam drejtuar me një thirrje, me apel Qeverisë së Kosovës që shqetësimet e shqiptarëve të Maqedonisë t’ia komunikojnë… kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe kam apeluar për të gjitha partitë politike në Kosovë që të kenë konsideratë shqetësimet që i kanë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, mbi tentativat që bëhen për ndryshimin e Ligjit të gjuhës, ndryshimin e marrëveshjes, substancës marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe shpresoj që ky apel të shkojë deri në vesh të institucioneve shtetërore, por edhe deri tek udhëheqësit e partive politike në Kosovë që të mos jenë indiferent, sepse përpjekjet tona historike kanë qenë të përbashkëta, në drejtim të sigurimit të lirisë, ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe në drejtim të statusit politik dhe juridik të shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë”, ka shtuar ai.
Ligji për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni të Veriut i detyron institucionet shtetërore të lejojnë përdorimin zyrtar të gjuhëve që fliten nga të paktën 20 për qind e qytetarëve. Këtu bëhet fjalë edhe për gjuhën shqipe.
Atje rreth 30 për qind e popullsisë janë shqiptarë, nga rreth 2 milionë banorë sa numëron shteti. Për Ligjin për gjuhët, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet të vendosë në dhjetor të këtij viti. Diskutimi për të vjen pasi në pushtet atje ka ardhur OBRM-PDUKM, e cila ishte kundër këtij ligji.
“Në Maqedoni të Veriut zhvillimet politike nuk premtojnë ndonjë perspektivë të qëndrueshme, sepse kanë ardhur disa iniciativa për ndryshimin e Ligjit të gjuhës shqipe, që kjo iniciativë, ma kujton 1989 kur Millosheviqi suprimoi autonominë e Kosovës, që nuk është mirë as për komunitetin maqedonas dhe shqiptarët… Sepse prekët substanca, palca e marrëveshjes paqësore të Ohrit me ndryshimet që pretendohet t’i bëjnë mbi ligjin dhe përdorimin e gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është hequr përkatësia etnike, gjithashtu që është pjesë, substanca e marrëveshjes paqësore të Ohrit, sepse pa përkatësinë etnike dhe deklarimin e etnisë, mund të gjinden dhjetëra arsye pse shqiptarët janë jo të përgatitur profesionalisht edhe të lihen të margjinalizohen, faktikisht po instalohet dominimi i shumicës mbi komunitetin e dytë shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe këto zhvillime janë shqetësuese për ne”, ka thënë Ahmeti.
Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua më 2001 me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar dhe pas negociatave disa ditore intensive në Shkup.
Dokumenti që njihet si kontratë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, i dha fund një konflikti të armatosur në Maqedoninë e atëhershme. Sipas Ahmetit, veprimet e pushtetit atje po e rrezikojnë ketë marrëveshje.
Për KosovaPress, Ahmeti flet edhe për problemet me të cilat përballen veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kalojnë neper kufirin e Maqedonisë së Veriut.
Sipas Ahmetit, institucionet shtetërore duhet të bëjnë përpjekje politike e diplomatike, që Kosova të anëtarësohet në INTERPOL dhe të angazhohen maksimalisht që të mos maltretohen ish-ushtarët e UÇK-së.
“Institucionet duhet të angazhohen që Kosova dhe institucionet e saj, në radhë të parë duhet të bëjnë përpjekje politike diplomatike, që Kosova të anëtarësohet në INTERPOL sepse Serbia është anëtare e INTERPOL-it, i bënë denoncimet në INTERPOL. Ata detyrimisht, detyrohen që të respektojnë vendimet e qendrës dhe të gjitha shtetet obligohen që të respektojnë vendimet e shteteve përkatëse që janë anëtare të INTERPOL-it. Institucionet duhet të angazhohen maksimalisht që të mos maltretohen ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kjo punë mbetet punë institucionale”, thotë Ahmeti.
Për çështjen e shqiptarëve në Shkup, Ali Ahmeti javë më parë u ka dërguar letër edhe krerëve evropianë dhe atyre në rajon. Ahmeti ka ngritur shqetësime se Maqedonia e Veriut mund të “kthehet në periudha pasigurie” me vendimet e ekzekutivit për të ndryshuar apo për të rishikuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut do të mbajnë sot mbledhje të përbashkët, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje. Takimi do të mbahet në Kosovë.
Zgjidheni vet o Ali? Shqiptaret ne qeveri lepe peqe...po Tiranes pse nuk ja kerkon?
Ali, ban gati UCK dhe shkoni te rrezoni Kurtin dhe klanin drejtues te VV. Ndryshe haroje Kosoven, mot e sheh nan Serbi. Me UCK tande keroni bashkim me Shqiperine. RMV ka per ti kyc dyrt duke u nda me Greqise, Bullgarise dhe Shqiperise.
Eshte koha e UCK se A.Ahmetit! Perballje me Qeverine Maqedonase dhe Albin Kurves se Kosoves. Per shqipen 6000 vjecare qe e flasin 30% ne Republiken JUGOSLLAVE te Maqedonise (FYROM). Ky derivat vullgar kur flete shqipen duhet me pare te laj gojen. Njerez te pabese, derivat I ulet e popullsise bullgare. Race pa identitet!
Ne Serbi po thuhet se qeverine me kalbesiren Kurtin ne kry do ta cojne te udheheqe Presheven dhe Veriun e Kosoves, pjesen tjeter te Kosoves do dakordohen ti bashkohet Shqiperise.
Ngadalë. Nuk i dini gjërat. Në Kushtetutë shkruan se gjuha 20% është zyrtare, po pastaj shkruhen 100 kushtëzime. Del se është lojë fjalësh.Pra një mashtrim dhe për ne një vetëmashtrim Njeriu që ka bë një Marrëveshje të varfur të Ohrit, 22 vite nuk ka folë në Parlament e tani thirr ‘ ujku, ujku’
Shqipja nuk eshte zyrtare vetem propagand e Ali Ahmetit,Edi Rames eshte.Po te ishte shqipja sa gjysma e serbishten ne Kosove une do thoshte Aferim.Albini ka thene nje te vertet qe vetem antishqiptaret e mohojne
Ali Ahmeti,sa ishte ne pushtet e harroi gjuhen Shqipe,e humbi pushtetin po i bie ndermend se nuk eshte e barabart gjuha Shqipe.E sa per ata qe thone duhet UÇk-ja,prap ta tregoj veten ne Maqedoni apo edhe ne Kosove kunder Albin Kurtit,jane ne erresir,ushtaret e vertet te UÇk-se jane me Albin Kurtin,vetum mashtrusit,hajnat,te koroptuarit dhe trathetaret jane me opoziten.
kanga: Radastushi tym e flake, kushtuar Abdulla Hoxha, Rrem Balla e Zyber Nikollit me shoke//// RRETHIMI***** Mesnata ka ra/ Rremi ka lajmrue/ Abdulla o vlla/ Ngreu na kane rrethu/// Abdullai ju flet/ edhe ju kerkon/ Kete rrethim sekret/ Kush e komandon?/// Pergjigja flagrante/ Fashista, tradhtar/ sonte vdekja juve/ Dhunshem do ju marre /// Nuk jemi fashista/ jemi vullnetar/ kemi sjellur libra/ Per femijte shqiptar/// Treqinde pushke pernjiheri/ Gjuajne me nji za/ dridhet toka e qielli/ Shehri drite u ba/// Qendresa***** Radastushi tym e flake/ Abdulla Hoxha vet i tete/ Pak municion/ nata e gjate/ Lufte per gjuhe/ E lufte per jete/// Merr nji plumbe ne kambe te djathe/ E mjekon e prap lufton/ djale trim edhe shkathte/Sa here gjuan bosh nuk i shkone//// Rrethuesit bajne perforcime/ Abdullai nis nje leter/ Byrazer ndodhem ngusht/ Haxhi Lleshi , t'pres patjeter/// Serbo sllavte na kane rrethue/ Gjuha shqipe n'pike te hallit/ Merre çeten me ndihmue/ Si ortek zbrisni prej malit/ Qene tete e mbeten shtate/ Rrethimi daren e ngushton/Bomba pa fund hidhen nga jasht/ Njera brenda penetron/// N'balle te Rremit eksplozon/ Balle mbiemrin, n'balle u gjete/ N'balle te luftes tek luftone/ Balle kish qene/ E balle me mbete/// Abdullai prap u plagos /Afrohet Rremine, e ndihmon/ Nen plumbat qe gjuajne pa sos/ E ngrene Rremin dhe mjekon/// Zyber Nikolli djale trim / Gjuan e mbrone ne tre dritare/ Nga ndertesa del ende tym/ Ritmi i mbrojtjes s'ndryshon fare/// Abdullai kthene n'pozicion/ Municionet tui shterrue/ Krejt pa prite sulmi ndalon/ Mamo majko ngado u ngjue/// Abdullai Rremit i flet:/ -Rrem o vlla, mire a ndigjon/ ja kthene Rremi krejt i qete:/ - Haxhi Lleshi po afron/// Por gabuan qe te dy/ te vertetes i duel zani/Kujtuan se ndihmon Lleshi/ Por aty erdhi gjermani/// Tre gjermane, te tre te ri/me Rremin bashke moshater/ tui çue posten Shkup-Greqi/ kthejne triçiklat pa zarar/// Ilirida jep uraten / te tre thjesht kane llogjikue/ Komunistet sulmojne naten/ Dhjete minuta e u qetsue/// Ne nje maje aty prane/ Haxhiu me Miladinin/ Si t'i kishte ba nje nane/ bashke-planonin per çlirimin//// DALJA NGA SPITALI***** -Abdulla o vlla/ Dy syte me kane lane/ Rrofte qoft gjuha shqipe/ E Shqipnia nane/// Pa i mbushe shtatembdhjete vjeç/ Pa lshue brisk ne faqe/ Si do ti marre i verbue/ Rrugica e sokaçe/// -Aman Rrem o vlla/ Ket' fjale mos ma thuje/ se Shqipnia Nane/ S'do t'na lane me vuje/ Luftuam per gjuhen/ Bashkimin Kombetar/ Vepra jone e emrat tane/ Do mbeten n'altar/// Une me paterica/ Ti me shkop ne dore/ Muhurrit ne rruge e rrugica/ Biem kryq e terthor/// Fund