Ndalimi i 5 policëve të Kosovës në Serbi, ambasadori gjerman: E papranueshme

18 Prill 2024, 14:45Rajoni TEMA
Ndalimi i 5 policëve të Kosovës në Serbi, ambasadori

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka reaguar lidhur me ndalimin e 5 policëve të Kosovës nga autoritetet e Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rohde është shprehur se ndalimi i zyrtarëve të zbatimit të ligjit është i papranueshëm dhe nuk mund të pritet nga një vend kandidat për në BE.

“De-përshkallëzoni situatën tani! Ndalimi i zyrtarëve të zbatimit të ligjit, duke përfshirë serbët, nga  autoritetet është i papranueshëm dhe sigurisht nuk mund të pritet nga një  vend kandidat për në BE.

Kjo duhet të përfundojë menjëherë dhe ne presim që edhe politikanët serbë të flasin për bashkëqytetarët e tyre!”, ka shkruar Rohde.

 

1 Komente

  1. M
    Miku i Flamurit

    Kurti duhet te shikoje dhe mesoje se si flitet ne dipllomaci. Ambasadori midis te tjerash thote:Ndalimi i zyrtarëve të zbatimit të ligjit, duke përfshirë serbët, nga autoritetet...Pra ai perdor gjuhen e "perfshirjes' se serbeve ne Kosove dhe jo gjuhen e "perjashtimit" te serbeve ne Kosove qe perdor Albini pak me lart. Kurti urgjentisht duhet te korigjoje mesimet ne burgun serb per dipllomacine dhe te mesoje nga Evropa plake...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje