Ndalimi i zv.drejtorit të Policisë dhe zyrtarëve të tjerë nga serbët, Kurti: Hakmarrje e Serbisë

18 Prill 2024, 11:36Rajoni TEMA
Ndalimi i zv.drejtorit të Policisë dhe zyrtarëve të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për arrestimin e djeshëm të zyrtarëve policor të Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se nga dhjetë të arrestuarit, 9 prej tyre janë liruar ndërsa zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq vazhdon të mbahet nga serbët.

Sipas Kurtit akti i ndalimit e arrestimit është akt hakmarrës me qëllim nxitjen e tensioneve.

“Dje pas kalimit të suksesshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Serbia u hakmor.  Dje ndaloi përmbi 20 orë qindra qytetarë tonë të cilët Serbinë e shfrytëzonin jo si destinacion por si tranzit, për t’u kthyer apo për të shkuar në Bashkimin Evropian.

Në mesin e të ndaluarve dhe arrestuarve është edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq nga radhët e komunitetit joshumicë serb në Kosovë.

Veprimi i Serbisë është akt i ulët i hakmarrjes  ndaj Kosovës ndërkaq keqtrajtimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës po ashtu akt i shkeljes së rëndë të të drejtave të njeriut, lëvizjes së lirë dhe parimit të fqinjësisë së mirë.

Me veprimin e djeshëm Serbia ka shkelur një grumbull marrëveshjesh duke përfshirë marrëveshjen e korrikut të vitit 2011, për lëvizje të lirë të qytetarëve, marrëveshjen e nëntorit të vitit 2022, për lëvizje të lirë me karta identiteti mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe marrëveshjen bazike të shkurtit të vitit 2023 në Bruksel për normalizim marrëdhëniesh dhe për fqinjësi të mirë.

Ndalimi dhe mbajtja arbitrare dhe e pabazë dhe keqtrajtimi i qytetarëve të Kosovës nga ana e Serbisë, vetëm e vetëm se e përdorin Serbinë si vend tranzit na risjell kujtimet e hidhura të Serbisë së Millosheviqit, duke na e rikujtuar kështu se ajo ngelet e njëjta ngase udhëhiqet nga një ish vartës i tij.

Veprimi hakmarrës i Serbisë është edhe akt për nxitje të tensioneve sepse Serbisë nuk i konvenon normaliteti paqja e qetësia në rajon e sidomos në Kosovë”, tha Kurti në fillim të mbledhjes së qeverisë.

1 Komente

  1. M
    Miku i Flamurit

    Kurt rrumpalla ne ato qe thote, gjysmat e fjaleve i ka per konsum te brendshem. Keshtu kur ai permend arrestimin e zëvendësdrejtorit te Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, thekson se eshte nga rradhët e komunitetit joshumicë serb në Kosovë, sikur nuk duket qarte se ai eshte serb. Aq me teper ve dhe epitete qe nuk shkojne me llogjiken. Ai permend qe ai i perket "komunitetit jo shumice serbe ne Kosove". Pra perdor grupimin e fjaleve 'jo shumice serbe ne Kosove", qe te le pershtypje provokative dhe hap diskutimin ne se ky Jankovici eshte nga komuniteti jo shumice serbe ne Kosove, apo eshte nga komuniteti serb qe perben shumicen ne komunat serbe ne Kosove. Pra Kurti nuk rri dot pa henger mut! Gabimi i dyte propagandistik per efekt te populizmi eshte se ai kete akt e quan akt hakmarrje qe presupozon se Kosova dhe shqiptaret kane bere nje akt kunder Serbise dhe tashme Serbia hakmerret. Kosova nuk ka bere asnje akt sepse vendimi ishte i Evropes dhe po qe se ketu kemi te bejme me hakmarrje, ahere kjo do ishte hakmarrja serbe ndaj Evropes ku ne jemi viktimat...Qe te mos zgjatem shume theksoj se Kurti nuk perpiqet per te miren e Kosoves por per rreputacionin e tij brenda Kosoves dhe leshon fjale bombastike te cilat ne statistike quhen "entropi" apo thene me shkoqur "tepri". Nuk i rri as goja dhe as bytha rehat....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje