“Një ditë pas votimit në KiE, Serbia hakmerret”, Kurti: Qytetarët tanë janë privuar nga ushqimi dhe mjekimi

17 Prill 2024, 15:55Rajoni TEMA
“Një ditë pas votimit në KiE, Serbia hakmerret”,

Serbia është hakmarrë për avancimin e Kosovës drejt pranimit në Këshillin e Evropës, duke vënë në skene një pengmarrje shtetërore.

Autoritetet në Prishtinë akuzojnë Beogradin se ka urdhëruar ndalimin e qindra shtetasve të Kosovës që po udhëtonin drejt Kroacisë dhe disa të tjerë që po ktheheshin nga Hungaria.

“Serbia po hakmerret ndaj civilëve pas votës në favor në Këshillin e Evropës. Që prej këtij mëngjesi, mbi 300 qytetarë, përfshirë fëmijë, janë ndaluar pa të drejtë në kufi, të privuar nga ushqimi dhe ilaçet”, thekson kryeministri Albin Kurti, duke akuzuar Serbinë se po bën një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

Ndërsa, Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit, bën të ditur se Beogradi ka nisur një fushatë të gjerë arrestimesh masive në kufi. Mes të ndaluarve është edhe zëvendës drejtori i policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç, nga komuniteti serb i Kosovës.

Pas këtyre zhvillimeve, ministria e Jashtme dhe ministria e Brendshme në Kosovë, u kërkuan qytetarëve që të shmangin me çdo kusht kalimin nëpër Serbi, pasi nuk konsiderohet më diçka e sigurt.

Raportohet se një prej të ndaluarve ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Beograd.  Sekretari i zyrës ndërlidhëse të Prishtinës në Beograd, Fatmir Haxholli, njoftoi më herët se Serbia ka nisur fazën e hakmarrjes ndaj Kosovës, duke mbajtur të bllokuar qytetarët e Kosovës vetëm me njoftimin se është urdhër nga Beogradi.

5 Komente

  1. E
    Emigrant

    Kur e dini qe serbia do hakmerret pse nuk ndrroni rrug i bini nga Italia Merrni tragetin bari durres dhe jeni rahat Tani mos prisni cdo gje nga europa e amerika por tju punoj pak mendja vet Apo kur keni halle therrisni amerika dhe kur sju duhet thoni amerika te shoh punen e vet

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zylo Kamberi

      Nuk kam degjuar nga Kurti akoma falenderim per Evropen dhe premtim se do bashkepunoje me Evropen, por vazhdon me ankesa dhe direktiva per Evropen. Me siguri do flasi edhe per asociacionin sepse keshtu i do gomari i Serbise drute....Kurti e nderton karieren e tij politike ne kushte shume te veshtira. Ne serbisht per kete egsiton nje fjale e urte, qe e kemi marr edhe ne: "edhe mishi te piqet edhe helli te mos digjet". Me sa duket Kurti i di mire mesimet qe ka marre nga serbishtja....

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emigrani#2

        I dashur emigrant, ti flet me dashuri vetem per shqiptaret, por Kurti ka zemer me te madhe dhe ne zemren e tij eshte edhe Serbia, prandaj dardanet i bien nga Serbia. Kurti jo me kote i ka bere shqiptaro- dardanet-koqanet lesh e li sepse ka zemer te madhe dhe eshte per internacionalizmin qe mesohet neper burgjet e Serbise. Ai nuk eshte per bashkimin kombetar sepse ne nuk jemi rrace e paster si Kurti. Eshte veshtire qe ne emigrantet qe "lajme pjata" neper bote, te kuptojme Kurtin qe gruan e ka emigrante nga Filanda ne Kosove dhe nuk lan pjatat, por mjel Kurtin... Kurti eshte patrioti me i math qe ka pare shqiptaria, me fal Dardania qe nga koha e Osman Gazepit!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Detari

          po pse futen ne serbi skiptaret?

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti anarkisti

            Për shkak të veprimeve të dhunshme kundër demokratike të VV në krye me Kurtin, Kosova u vonua për në Evropë për plot 10 vite as tash, sepse jemi me sanksione prandaj po të mos ishin vendet perëndimore nuk të ishin askund. Kurti ja shprehur hapur armiqësi me Shqipërinë, SHBA dhe BE prandaj kurrë nuk do të ishte pjesë e BE-s, por ja që nuk i shkrepi dhe tash duhet me hesht deri në zgjedhje prej nga pres që do të NGEL. Njëjtë sikur në zgjedhjet lokale kur mezi fitoji 4 komuna me vetëm 8 % të popullatës dhe i shpërbleu me 52.3 % të buxhetet për komuna dhe i dënoji gjysmën e tyre me O/ zero/ investime dhe tjerat vetëm sa me lyer buzët. Këto veprime janë kundër e qytetare dhe kundër demokracisë por vepra të analfabetëve funksional

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje