Spahiu: Albin Kurti falënderon Europën vetëm kur na votojnë, jo kur na këshillojnë

17 Prill 2024, 14:30Rajoni TEMA
Spahiu: Albin Kurti falënderon Europën vetëm kur na votojnë,

“Kosova duhet të jetë falënderuese me Europën”, tha Kreshnik Spahiu, i cili shtoi se qeveria e Kurtit nuk duhet të tregohet mirënjohëse vetëm kur ka interes, e në raste të tjera të bëjë “rolin e sovranizmit”.

Sipas juristit është shumë e rëndësishme që qeveria e Kosovës të kuptojë se Europa është në krahë të saj dhe të ndjekë këshillat që i jepen nga aleatët, pasi në këshillin e ministrave ku do të miratohet anëtarësimi i saj në KiE në muajin maj, gjërat mund të ndryshojnë edhe për një votë të vetme.

“Kosova duhet jetë më mirënjohëse dhe më falënderuese me europën. Jo kur ka interes të duartrokas për Europën dhe kur Europa e Këshillon atë të bëjnë sovranistin. Mendoj se sovranizmi i “Vetëvendosjes” dhe qeverisë së Kosovës duhet të tregohet ndaj Serbisë dhe jo ndaj Uashingtonit dhe Brukselit, sepse dje ishte një provë që e gjithë Europa është në krah të Kosovës.

Madje edhe Greqia që ka qenë kundër Kosovës, dje ishte një avokate e Kosovës, nëpërmjet Dora Bakojanis, e cila ka autorësinë për këtë anëtarësim.

Kosova duhet të jetë më e kujdesshme dhe duhet të kuptoj se dje Europa nuk ka anëtarësuar qeverinë e Kosovës, por popullin dhe shtetin e Kosovës dhe ne nuk duhet të krisim marrëdhëniet me Europën dhe me Uashingtonin, pasi edhe për një votë mund të lëvizin gjërat në Këshillin e Ministrave dhe të varet fati i anëtarësimit”,- tha Spahiu  për Euronews Albania. 

 

 

3 Komente

  1. F
    Flamuri nga Prishtina.

    Qeveria e Kosoves ka intereses te vazhdueshem te bashkepunoje me Evropen dhe "jo kur ka interes të duartrokas për Europën", sic thua ti. Duket sikur mendon qe ineresat e Evropes dhe qeverise se Kosoves nuk perputhen gjithmone dhe kjo me ben te mendoj se je nje bythelepires i Kurtit qe "perdridhet si bolla". Kjo perdredhje e Kurtit e ka spjegimin ne dicituren se Kurti eshte nje ekuacion i pazberthyer, por nuk di se cili eshte spjegimi yt i mundesive alternative te Kurtit per bashkepunim me perendimin......Apo dhe ti je ne nje grup te ekuacioneve me shume zgjidhje???!!! Apsolutisht Kurti duhet te bashkepunoje me Evropen dhe apsolutisht duhet te degjoje se cthote Amerika! Jo vetem sepse Amerika ka intersat e saj imediate dhe ajo eshte arkitektkja e pavarsise, por edhe sepse Amerika di me shume dhe mundet me shume se sa ti dhe Kurti bythedredhuri.

    1. P
      Portokall

      Ik ore trap

      1. K
        Kurti nuk asht ma faktor pozitiv per Kosoven

        Ylli i Kurtit mashtrues ka perenu tashme bre burra e gra. Kurti eshte bere nje turp mbareshqiptar. Ai vetem sa po con ne gremine nje tufe dardanesh te pamend, te korruptuar, ose spiune te serbeve qe vetequhen VV, kaq e thjeshte asht puna. Se fundi po thojn se edhe emrin VV e ka gjet Serbia siq gjeti dhe vuni nkrye Kurtin.

        Lini një Përgjigje