Ndalimi i dinarit në Kosovë, Petkotivç: Do të kërkojmë seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

4 Shkurt 2024, 13:00Rajoni TEMA
Ndalimi i dinarit në Kosovë, Petkotivç: Do të

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, ka pretenduar se populli serb në Kosovë “është në një situatë shumë të vështirë” për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për largimin e dinarit serb, derisa ka theksuar se Serbia do të kërkojë mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Arsyet pse kërkojmë një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së është se Albin Kurti po bën spastrim etnik të popullit serb në Kosovë dhe ose siç thuhet ligjërisht në konventa, po krijon jetë të padurueshme duke i nënshtruar qëllimisht serbët në kushte të tilla që nuk mund të mbijetojnë në Kosovë”, tha ai.

Petkoviç po ashtu ka pretenduar se në vitin e fundit më shumë se 14 për qind e serbëve janë larguar nga Kosova dhe tani jetojnë në Serbi.

Ai vlerësoi se ShBA-ja për herë të pare “që nga fillimi i krizës” reagoi në mënyrë adekuate” dhe se njoftimi i ambasadorit amerikan në Kosovë, Geoffrey Hovenier ishte “inkurajues” pasi që ai dënoi sulmin ndaj institucioneve serbe në Kosovë.

“Sigurisht që Amerika nuk do të ndryshojë politikën e saj ndaj Kosovës, por në këtë rast kur është fjala për anulimin e dinarit i cili po krijon një fatkeqësi humanitare në Kosovë, shohim një tjetër reagim”, theksoi Petkoviç.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë shprehur të shqetësuara pas veprimeve të autoriteteve të Kosovës pas mbylljes së objekteve të “institucioneve të administruara nga Serbia” në Dragash, Pejë, Istog e Klinë dhe zyrën e një organizate joqeveritare në Prishtinë.

ShBA-ja dhe BE-ja i kanë bërë thirrje sërish Qeverisë së Kosovës që të rishqyrtojë vendimin e autoriteteve financiare për paratë e gatshme, me anë të të cilit ndalohet përdorimi i dinarit serb në Kosovë.

 

 

4 Komente

  1. P
    Palla

    ORE a eshte Kosova shtetl I pavarur?! Po qe se eshte, ka te drejte te cakoje political financiare dhe parane qe duhet te qarkulloje brenda teritorit te saj

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyre e Sali Rrumpalles

      Kosova eshte shtet i pavarur, dhe se çfare paraje perdoret ne territorin e Kosovës e vendos qeveria e Kosovës. Eshte njesoj sikur te shkojmë ne Dropull, dhe dyqanet te na kerkojme te paguajme me dhrahmi, apo vetëm me EURO, sepse kete para ka Gërqia. Jo. Dropulli eshte territor shqipetar dhe paraja qe perdoret eshte Leku Shqipetar. Jo Gërqia qe nuk e pjerdh njeri, por edhe Keshilli i Sigurimit nuk kane pune me kete çeshtje. Jo po, te na kerkojne edhe pakicat bullgare te perdorin LEV. Prandaj ky serbi bën zhurme kot, se nuk ka goje te flasë njeri per kete. Por Albin Kurti po bën disa gjera te tjera qe sabotojne pavaresine e Kosovës.

      Përgjigjjuni
      1. e
        emigranti

        Kaq idiot qenka ky Petkovic sa heqjen nga qarkullimi bankar i dinarit serb ne Kosove e quan spastrim etnik te serbeve. Dhe kush ankohen, ata qe per me shume se 1 shekull ushtruan terror ndaj popullit shqiptar ne krahinen e Kosoves. Cirru sa te duash, por Kosova nuk eshte Serbi, por shtet i pavarur e sovran qe ka te drejte te ushtroje kontrollin ( bankar ne rastin ne fjale ) ne gjithe territorin e saj.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Deist dhe katolik

          dhe kërkuat dhe e gjetët. Ju identifikuan se jeni hajdutë: Zvicra, Japonia dhe Koreja, ndërsa VucUjku, vëllau i Ramës, mori rolin e budallait dhe tha se transportin e parave (lexo falco dinarësh) e ka për detyrë ta bënte një firmë angleze, thuase automjetet janë fabrika emitimi parashë. Këtë idiotizëm nuk e kapi Kurti, por me faktet e prera se Dardania monitorohet nga një sërë themelatash që ndjekin respektimin e të drejtave të njeriut nuk paskësh regjistruar asnjë nga pohimet shoveniste të këtij Göbelsi...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje