Ngërçi politik në Kosovë/ Seanca e 38-të shtyhet të dielën! U jepet kohë krerëve të partive për takimin me Kurtin

27 Qershor 2025, 12:33Rajoni TEMA
Ngërçi politik në Kosovë/ Seanca e 38-të shtyhet

Për të 38-ën herë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës u mblodhën në sallën e seancave plneare. I sotmi, vinte vetëm disa orë pasi Gjykata Kushtetuese u shpreh në lidhje më ngërçin e krijuar me mos konstituimin e Parlamentit. Ajo urdhëroi parlamentarët e dalë nga zgjedhjet e 9 Shkurtit që të konstituojnë institucionin kryesor legjislativ brenda 30 ditëve, duke vijuar me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve. 

Kryesuesi i seancës, deputeti Avni Dehari thirri këtë të premte përpara nisjes së seancës, përfaqësuesit e partive politike në parlament, të cilët ranë dakord që ajo të shtyhet për të dielën (29 Qershor), një ditë pasi Kurti dhe krerët e partive politike të kenë zhvilluar bisedime në përpjekje për ta gjetur një marrëveshje politike.

Fituesja e zgjedhjeve të shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka të drejtë ekskluzive që të propozojë kandidatin për kryeparlamentar. Subjekti, që udhëhiqet nga Albin Kurti, insiston se Haxhiu është personi i duhur për të udhëhequr Kuvendin. Por, për PDK-në dhe AAK-në, Haxhiu konsiderohet figurë përçarëse, dhe ato kërkojnë që partia e Kurtit të ndryshojë kandidatin.

Mbi katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve, për shkak të mospajtimit rreth kryeparlamentarit, vendi ka mbetur pa institucione të reja. LDK-ja, që doli e treta në zgjedhje - ka paraqitur një plan me 15 pika për një qeveri uniteti, duke i ftuar të gjitha partitë që ta formojnë një ekzekutiv të tillë, në mënyrë që vendi të dalë nga kriza.

Propozimi është refuzuar nga LVV-ja, ndërsa PDK-ja dhe AAK-ja janë shprehur se preferojnë formimin e një qeverie me partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë - pra, duke përjashtuar LVV-në.

Megjithatë, çështja nuk mund të kalojë te zgjedhja e Qeverisë së re të Kosovës pa u konstituar Kuvendi. Deputetët fillimisht duhet të zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët - për të cilët kërkohen 61 vota - në mënyrë që më pas të hapet rruga për formimin e ekzekutivit.

2 Komente

  1. K
    Kurtit po i vje funi

    Situaten e zgjidhin partite politike, jo Gjykata Kushtetuese (GjK), sepse nuk asht shkel asnje ligj deri tash. GjK do kish ba mire te mos e pranonte oer shqyrtim ket cashtje. Tash LDK e ka ba nji propozim shume te mire per zgjidhjen e ngercit, dhe opozita nuk duhet te percahet. Asht koha me rrezue LVV nga pushteti se na murr n'qafe.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Agim

      Nje republike kotec se ciles po i vjen fundi. Vend budallenjsh, s ka pse te jete shtet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje