Malajzia ka vendosur t’i heqë vizat për shtetasit e Kosovës për udhëtime të shkurtra, njoftoi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të premten.
Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Malajzi pa viza për qëndrime jo më të gjata se 30 ditë, theksoi Osmani, duke njoftuar gjithashtu se do ta vizitojë vendin e Azisë juglindore javën e ardhshme.
Ajo e cilësoi këtë si hap të rëndësishëm dhe zbuloi se Kosova do të hapë Ambasadën e saj në Kuala Lumpur gjatë vizitës së saj.
“Ky është një tregues i qartë se lidhjet mes dy vendeve tona po forcohen çdo ditë e më shumë. Shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj institucioneve malajziane për këtë vendim domethënës”, tha ajo në X.
Malajzia ishte në mesin e vendeve të para që njohu pavarësinë e Kosovës kur Prishtina e shpalli atë në vitin 2008.
Ndërkohë, ministrja e Jashtme në detyrë e Kosovës, Donika Gërvalla, tha pak orë më vonë pas njoftimit të Osmanit se vendimi i Malajzisë është “dëshmi konkrete e avancimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë dhe forcimit të lidhjeve dypalëshe”.
“Republika e Kosovës mirëpret këtë hap pozitiv dhe shpreh mirënjohjen ndaj institucioneve malajziane për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në shërbim të qytetarëve dhe lidhjeve bilaterale gjithnjë e më të fuqishme në mes të dy vendeve tona”, tha ajo.
Deri tani, Malajzia ka qenë në mesin e 38 vendeve të botës ku kosovarët detyrohen të pajisen me vizë pasi të kenë mbërritur në vendin e vizitës.
Tani, Malajzia bëhet vendi i 53-të ku kosovarët mund të udhëtojnë lirshëm pa regjim vizash./ REL
Tani qe do behen pjese e Serbise serisht do kene super pasaporta Kosovaret. Do na mburren prape :)
Po ci duhet nje qytetari shqiptar te dije per kosovaret apo somalezet nese i hiqet viza apo jo!
Ah sa mire ke folur. We just don't care about Kosovo village
Karkaleci dhe Baba Mondi me tanga, hani bashkë! Çka? Mut, çka tjetër?
Ik o vella komento ne Kosove ti. C pune ke ketu? Pashaporte s te japim harroje. Por do kesh nje me te mire se jona. Ate serbe hahaha
S'të pyet ty kush çfarë pasaporte kam! Atdheu im është Shqipëria etnike dhe nuk pyes njeri të gjallë mbi tokë kur janë në pyetje interesat e Atdheut dhe kombit tim shqiptar!