Ambasada gjermane në Prishtinë ka përkujtuar një vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Në reagimin e ambasadës, thuhet se mosndëshkimi i Milan Radoiçiç për ngjarjen, i cili ka pranuar përgjegjësinë, krijon precedentë të rrezikshëm për sigurinë e rajonit.
“Një vit më parë, gjatë sulmit të tmerrshëm në Banjskë, polici i Kosovës Afrim Bunjaku humbi jetën.
Sakrifica e tij nuk do të harrohet, por fakti mbetet: Milan Radoiçiç, autori i supozuar pas këtij krimi, pavarësisht se ka pranuar përgjegjësinë, është ende i lirë në Serbi.
Dështimi për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit, pavarësisht pranimeve të qarta të fajit, minon paqen në rajon dhe dërgon një mesazh të rrezikshëm.
Drejtësia duhet të vendoset. Nuk ka më vonesa apo justifikime”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Mirë që nuk tha se fajin e ka Kurti
Per drejtesine dhe gjykimin e venuar ,jo vetem nga ambasada gjermane por edhe nga shume shtete te tjera pos (qeverise se rames),nuk po drejtohet gishti ndaj serbise fashiste dhe kriminelit vucic putin.Akti terrorist per te aneksuar Mitrivicen,fatkeqesisht ka kaluar pa ndonje shuplake per kriminelet e beogradit dhe moskes,europa,nuk ka dhen ndonje sanksion ,eshte ledhatuar eshte ,i eshte len hapesire edhe per te marr veprime te tjera.Per rusoserbet,duhet vepra jo vetem fjale,per kriminelet luftenxitesit duhet sanksione dhe jo te trimeohen .Drejtesia po venon,denimin e merituar BE ka frik,kjo shihet qarte.Te shpresojme qe BE te ndergjegjesohet ta vleresoj armikun ne kembenguljet e veta armiqesore.Per shqiptaret,te cilet bien ne krye te detyres,ne mbrojtje te lirise pavaresise integritetit ,ngrihen lapidare dhe herojt mbesin shembull inspirimi- mbesin perjetrsisht te gjalle.Lavdi Heroit Afrim Bunjaku.