
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, shkëmbyen replika lidhur me nismën rajonale “Ballkani i Hapur”.
Gjatë një diskutimi të panelit në Samitin e Demokracisë në Evropën Juglindore që po mbahet në Mal të Zi, Abazoviç tha më 30 maj se një pjesë e shoqërisë së Malit të Zi e kundërshton “Ballkanin e Hapur” për shkak të rolit të Serbisë në këtë nismë.
Më herët, lideri i Malit të Zi kishte deklaruar se do të merrte pjesë në takimin e radhës të “Ballkanit të Hapur” që mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, duke u përballur me kritika të shumta për këtë gjë.
“Për mendimin tim, një pjesë e shoqërisë në Mal të Zi e kundërshton [‘Ballkanin e Hapur’], vetëm sepse është kundër çdo gjëje që është Serbia. Ata nuk e kanë problem nismën, por kanë problem personal”, tha Abazoviç dhe shtoi se, sipas mendimit të tij, “problemet personale në politikë shpeshherë nuk japin mundësinë për ndonjë lloj vizioni”.
“Unë nuk po angazhohem për ‘Ballkanin e Hapur’ ose për Procesin e Berlinit apo ndonjë nismë tjetër. Unë po angazhohem për bashkëpunimin rajonal. Çdo nismë që ka për qëllim bashkëpunimin rajonal, gjithçka që mund të shfrytëzojmë për bashkëpunim, është sukses”, tha Abazoviç.
Ndaj komentit të Abazoviçit reagoi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Se a është dikush lider i zgjedhur në mënyrë demokratike, që beson në vlerat e sundimit të ligjit, të drejtat e njeriut dhe në demokracinë dhe a është dikush ish-ministër i propagandës së regjimit të [ish-kreut të Jugosllavisë, Slobodan] Milosheviçit, kjo duhet të ketë rëndësi. Në të kundërtën, porosia që po dërgojmë është se nuk ka rëndësi nëse je [presidenti i Ukrainës, Volodymyr] Zelensky apo [presidenti i Rusisë, Vladimir] Putin”, theksoi Osmani.
Kosova kundërshton nismën “Ballkani i Hapur”, duke këmbëngulur në atë që Kosova duhet të përfaqësohet si e barabartë, gjegjësisht, si shtet i pavarur brenda cilitdo proces, përfshirë edhe nismën “Ballkani i Hapur”.
Osmani shtoi se “në qoftë se nuk e mësojmë këtë leksion nga e kaluara, nuk do të jemi në gjendje që të ecim rrugës së drejtë në kohën kur po ballafaqohemi me luftën në Ukrainë”.
Osmani theksoi se Kosova është e përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal, por se mospajtimi i Kosovës për nismën e “Ballkanit të Hapur” duhet të respektohet, sepse, siç u shpreh Osmani, ky shtet ka treguar përkushtimin e tij “për të bërë gjithçka që është e nevojshme që bashkëpunimi rajonal të funksionojë”.
“Ne i kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit vendit që bëri gjenocidin ndaj nesh, pa kërkuar ndjesë, pa parë keqardhje nga ana e tyre, pa kriminelët pas hekurave apo të nxjerrë para drejtësisë, pa pasur rreth 2,000 të zhdukur në periudhën e luftës, një vendi që fle mbi varre masive. Si mund të tregojmë më shumë sesa në këtë mënyrë të shtrijmë dorën e miqësisë dhe bashkëpunimit?”.
Abazoviç, duke iu kundërpërgjigjur Osmanit, deklaroi se askush nuk është në situatë që të zgjedhë qeveri në një vend tjetër.
“Si ka mundësi që ju, me shumë gjasa do të uleni në Procesin e Berlinit me të njëjtët njerëz, të cilët fatkeqësisht nuk e njohin Kosovën, ndërkaq Ohri [ku do të mbahet takimi i ardhshëm i ‘Ballkanit të Hapur’] është problem? Kjo është ajo që unë nuk e kuptoj”, tha Abazoviç.
Sipas Abazoviçit, qëllimi i vetëm i shtetit të tij në politikën e jashtme është anëtarësimi i plotë në BE dhe nuk kërkon alternativa për këtë qëllim, teksa tha se në takimin e “Ballkanit të Hapur”, që do të mbahet më 7 dhe 8 qershor, do të marrë pjesë si mysafir.
Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Kur u prezantua nisma e “Ballkanit të Hapur”, asokohe Mali i Zi me Qeverinë e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), nuk pranoi të merrte pjesë në këtë nismë rajonale.
Megjithatë, kryeministri i ri, Abazoviç e mbështet konceptin e kësaj nisme.
Kosova dhe Bosnja e Hercegovina nuk e mbështesin këtë iniciativë./REL
DO TA PROVOSH KUR TE FORMOJE EDHE NE MAL TE ZI VETFUNDOSJEN ALBINDENOVICI DO VIJE TE VOTOJE SI NE SHQIPERI . ME NJE FJALE DO TE HAJE MUNE SIC BERI ME EDI RAMEN TE KA LENE LOPA OSMANIVICIN SE E KA PER ME TE MENCUR
Shume mire i ka thene. Kur takohet Albini me Vucic eshte tjeter gje! Kur takohen ne Bruksel apo Berlin perseri tjeter gje. Ndersa kur takohet Rama qe nuk eshte KM i Kosoves por Shqiperise quhet tradhetare. I japin Serbit 400 milion euro ne vit nga tregetia dhe 90% te mallrave i kane Serbe ne marketet e tyre ndersa shqiptareve qe duan te eksportojne prodhime shqiptare ne Serbi apo te fitojne nga turizmi quhen tradhetare. Plus qe nese kjo idiotia e Kosoves mos na shes shume pordhe patriotike e te qaj me lot per viktimat e luftes se shume nga kriminelet serbe i ka ne parlament e ne Mitrovice. E pame sa patriote jeni ju plehra ngelet duke sharre Shqiperine dhe Ramen.
Mire ja paska bere Dritani kesaj trapes qe e bejne kete kundershtim vetem per te bere politike te brendshme dhe jo te rregullojne problematikat hap pas hapi. Pra, ulen me Vucicin ne cdo tryeze tjeter, por vetem ne kete tryeze nuk duhet folur me kete "zedhenes" te Milloshevicit. E ka shume mire Edi qe nuk i pyet me keta trapat Kurtin me gjithe Dosa Osmanin.
1-Dritani foli ne veten e pare. Ai foli per Malin e Zi dhe menyren se si perceptohet atje Ballkani i Hapur. 2- Vjosa e kaloi diskutimin ne veten e dyte dhe doli hapur kunder Abazoviq qe eshte nje gabim jovetem diplomatic, por shprehje e megallomanise dhe tendences per tu bere pronar i te vertetes… 3- Kur vjosa foli per arsyen se pse Kurti dhe ajo nuk jane me Ballkanin e Hapur foli me argumenta pa llogjike. Ajo tha se ajo nuk eshte me kete iniciative sepse Kosova nuk trjajtohet si shtet. Ajo e ka fjalen per Serbine…Pra Vjosa kerkon fundin ne fillim…kjo eshte vazhdim i Reciprocitetit qe tashme eshte i diskredituar si demagogji kunderbisedimeve per ti sherbyer Serbise te ruaje statukuone e sotme deri sa koha te punoje per serbin… eshte fatkeqesi qe establishmenti kosovare eshte ne disakordance me bashkepunimin qe ne thelb eshte sherbim per Vuciqin i cili do pikerisht izolimin eKosoves…
Abazoviqi nje cjap i tredhur “Serb “i mbeshtetur nga partite fashiste serbe ne mal te zi qe te behet kryemnister eshte vene ne sherbim te serbise.Kete sherbim ja kerkon edhe vellai tjeter “Serb”kryeministri i Shqiperise ne emer te hegjemonise serbe ne ballkan.Si eshte mundur qe shqiptaret kjo rrace e lashte e kerkon zhvillimin ekonomik te saj tek armiku i saj mijera vjecare.Kur do ta kuptojne ata shqiptare te fjetur se ne si komb e kemi te ardhmen ne europe dhe jo ne lidhje me kriminela serbe sic eshte vucici.Kur do ta kuptojne shqiptaret se po te jemi te bashkuar basdardi “serb”nuk na percan dot .