Pas Ramës, edhe Vuçiç me Kovaçevskin konfirmojnë pjesëmarrjen në Samitin e BE

22 Qershor 2022, 12:55Rajoni TEMA

Pas Ramës, edhe Vuçiç me Kovaçevskin konfirmojnë

Pas kryeministrit Rama edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski kanë marrë vendimin për shkuar në samitin e BE për Ballkanin Perëndimor, njoftoi sot Presidenca serbe.

Në deklaratë thuhet se pas konsultimeve të hollësishme dhe gjithëpërfshirëse me bashkëpunëtorët dhe anëtarët e qeverive, liderët e tre vendeve vendosën të shkojnë së bashku në samit, duke rënë dakord për parimet që do të jenë shtylla kryesore e bisedimeve me zyrtarë të shumtë të BE-së.


“Duke pasur parasysh se Republika e Serbisë, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut përfaqësojnë vazhdimisht interesat e qytetarëve të tyre dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor në të gjitha forumet relevante ndërkombëtare, vendimi për pjesëmarrjen dhe qasjen e përbashkët në samitin e Brukselit është një tjetër hap në përparimin e vendit tonë”, por edhe një sinjal i qartë se përkundër pengesave të shumta, ne vazhdojmë të japim një kontribut konstruktiv në rrugën e integrimeve evropiane”, thuhet në kabinetin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Lini një Përgjigje