“Pushteti aktual i Albin Kurtit është kundër qëndrimeve të Vetëvendosjes”

21 Qershor 2022, 17:00Rajoni TEMA

“Pushteti aktual i Albin Kurtit është kundër

“Pushteti akutal është kundër qëndrimeve të Vetëvendosjes”, ka deklaruar Visar Ymeri, ish kryetar i kësaj partie, në kohën kur edhe u nënshkrua marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë për energjinë elektrike, në vitin 2015.

Tani, si opozitar dhe udhëheqës i institutit Musine Kokollari, Visar Ymeri, në një prononcim të shkurtër për Albanian Post ka thënë se “është e qartë që marrëveshja e nënshkruar sot është ajo për të cilën Kosova dhe Serbia ishin dakorduar më 2013 dhe pastaj 2015”.

“Njëjtë sikur me target, edhe kjo marrëveshje për energjinë, ka qenë vendosmërisht e kundërshtuar nga Vetëvendosja në kohën kur ishte nënshkruar. Tash po vlerësohet lartë nga përfaqësuesit e pushtetit”.

Më 11 tetor të vitit 2015, Visar Ymeri si Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Naim Hoxha, Drejtuesi i Komitetit për Energjetikë, kishin mbajtur një konferencë për medie për dy marrëveshjet e arritura në Bruksel për energjinë dhe telekomin dhe dëmin ekonomik që buron prej tyre.

“Përmes këtij mashtrimi ekipi negociator teknik dhe politik po duan të na hedhin hi syve për të lejuar futjen e operatorit të Serbisë “Elektrosever” në Kosovë që na dëmton shumë ekonomikisht, si dhe e dezintegron sistemin energjetik të Kosovës”, kishin thënë në konferencë.

Kundër kësaj ujdie, ka reaguar edhe PSD.

Nol Nushi, aktivist në këtë parti ka shkruar një status në llogarinë e tij në Facebook duke shprehur zhgënjimin ndaj këtij vendimi të qeverisë Kurti.

“Pra, nga viti 2013, qenkan dashur 9 vite kohë, qindra arrestime e lëndime të aktivistëve, qindra tubime e takime, mijëra fjalime populliste, qindra premtime elektorale, që në fund të nënshkruhet e njëjta marrëveshje me Serbinë”.

“Kjo nuk është thjesht hipokrizi, as thjeshtë humbje kohe. Kjo është mungesë guximi politik e mungesë njerzillëku”, ka shtuar Nushi në llogarinë e tij në Facebook.

Kundër kësaj ujdie, ka reaguar edhe PSD.

Nol Nushi, aktivist në këtë parti ka shkruar një status në llogarinë e tij në Facebook duke shprehur zhgënjimin ndaj këtij vendimi të qeverisë Kurti.

“Pra, nga viti 2013, qenkan dashur 9 vite kohë, qindra arrestime e lëndime të aktivistëve, qindra tubime e takime, mijëra fjalime populliste, qindra premtime elektorale, që në fund të nënshkruhet e njëjta marrëveshje me Serbinë”.

“Kjo nuk është thjesht hipokrizi, as thjeshtë humbje kohe. Kjo është mungesë guximi politik e mungesë njerzillëku”, ka shtuar Nushi në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërsa nga PDK-ja pyesin kryeministrin se a e kishte gabim atëherë apo tani?

“Pa ndryshuar asnjë pikë dhe asnjë presje, kryenegociatori i Republikës së Kosovës sot prezantoi marrëveshjen për implementimin e marrëveshjes së dakorduar vite më parë”, ka deklaruar Vlora Çitaku në një prononcim për Albanian Post.

“Për të njëjtën marrëveshje, eksponentë të qeverive paraprake, janë quajtur tradhtarë”, rikujtoi nënkryetarja e PDK-së.

“Tani pyetja ime për kryeministrin është: a e ke pas gabim atëherë a tash?”.

“Është mirë të na përgjigjet kryeministri a e kemi pas gabim ne, apo e ka pas gabim ai”, ka shtuar Çitaku, “kur na shpallte tradhtarë për të njëjtat marrëveshje”.

Marrëveshja e nënshkruar sot në mes të Kosovës dhe Serbisë në sektorin e energjisë thotë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë do t’i lëshojë një licencë furnizimi Elektrosever në pajtueshmëri me licencën e furnizimit, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative të Kosovës.

“Brenda shtatë ditëve nga lëshimi i licencës për furnizim, Elektrosever do t’i sigurojë KEDS-it dhe KOSST-it të dhënat më të fundit të disponueshme për konsumatorët”, thuhet në pikën e dytë të marrëveshjes së arritur.

Në anën tjetër Elektrosever, bazuar në marrëveshjen në fjalë është detyruar që brenda 10 ditëve nga lëshimi i licencës për furnizim të nënshkruajë marrëveshjet e nevojshme teknike me KOSTT-in dhe KEDS-in për të operuar në tregun energjetik të Kosovës, gjegjësisht marrëveshjen kornizë për pranimin e rregullave të tregut të energjisë elektrike me KOSTT-in, marrëveshjen mbi detyrimin e bilancit me KOSTT-in, marrëveshjen e kyçjes me KEDS-in dhe marrëveshjen komerciale me KEDS-in për ofrimin e shërbimeve të shpërndarjes (faturimi, arkëtimi, mirëmbajtja dhe lidhja fizike e konsumatorëve të rinj) në katër komunat veriore me shumicë serbe, sipas paragrafit 1 të artikullit 5 të Marëveshjes së 2013-s.

“Brenda 15 ditëve nga nënshkrimi i marrëveshjeve të nevojshme teknike me KOSTT-in, Elektroseveri do të marrë një kod identifikimi të energjisë (EIC) për të kryer aktivitetet e parashikuara nga furnizimi me licensë”, thuhet në pikën tjetër të marrëveshjes.

Njëra ndër pikat e marrëveshjes për energji thotë se në përputhje me pikën 14 të Marrëveshjes energjetike të vitit 2015, në afat prej 30 ditësh nga dhënia e licencës për furnizim, KEDS dhe KOSTT (nën lehtësimin e BE-së) do të kenë qasje në nënstacionin e Vallaq si dhe në infrastrukturat tjera të transmisionit dhe distribucionit.

Marrëveshja më tej detyron KOSTT dhe KEDS që brenda 45 ditëve nga lëshimi i licencës për furnizim, pas konsultimit me Elektrosever, t’i dorëzojnë ZRRE-së planin e investimeve, koston e kërkuar të mirëmbajtjes dhe humbjet e rrjetit, bazuar në shqyrtimin e plotë të infrastrukturës ekzistuese.

“Brenda 21 ditëve pas paraqitjes së planit të investimit dhe shpenzimeve të mirëmbajtjes së kërkuar për humbjet e rrjetit, ZRRE do të miratojë në parim planet, kostot dhe humbjet”, detyron pika e 7 e marrëveshjes.

Ujdia për energji e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, këtë të martë të 21 qershorit, njofton se në rast të mospërputhjes me dispozitat e këtyre konkluzioneve të rëna dakord pas 100 ditësh nga lëshimi i licencës së furnizimit, ZRRE mund të vendosë të pezullojë ose të tërheqë licencën e furnizimit të dhënë për Eletrosever, në varësi të konsultimit ndërmjet palëve, të lehtësuar nga BE-je, gjatë një periudhe maksimale prej 15 ditësh.

1 Komente

  1. B
    Bukur e ka cek zotnia e Vetvendosjes

    Atehere perse keni Hesht deri ma sot zotri ? Kjo kuptohet tashma fare qarte nga te gjithe cfar ka ndodh . Albin Kurti ka shfrytezue Vetvendosjen me kap Pushtetin ! Reagoni ose Kosova po rrezikon humbjen e Pamvaresise me Albinin qe e ka ba politiken me shqionin berdhok me knaq Shefat e tij ne Beograd . Kur me i ra maska Albinit ,keni me pa surratin e nji Serbi posht ktij qe shikoni sot . Kosova ne Rrezik

    Lini një Përgjigje