Një shkëndijë dhe shpërthen lufta, çfarë po ndodh midis Kosovës dhe Serbisë?

21 Qershor 2022, 10:00Rajoni TEMA

Një shkëndijë dhe shpërthen lufta, çfarë po

Nga Emanuel Pietrobon “Il Giornale

Çështja Serbi-Kosovë është rikthyer në qendër të vëmendjes së fuqive të mëdha. Pas shumë viteve në ngërç, një paqeje të trazuar që u perceptua gabimisht si normalizim, garda e vjetër dhe e re e Ballkanit është rishfaqur në Rrafshin e Kosovës, “zemra rrahëse” e dy mikro-kozmoseve antitetike, serbosferës dhe albanosferës, të ndara nga ana e tyre brenda dy perandorive të lidhura nga një marrëdhënie e lashtë dashuri-urrejtje:Rusia dhe Turqia.

Sot, në kuadrin e atmosferës së Luftës së Tretë Botërore dhe me periferitë që ziejnë nga tensioni për shkak të gjigantëve konkurrues, midis Serbisë dhe ish-provincës së saj që është bërë shtet, Kosovës, po ndihet sërish era e barutit.

Sepse që kur konkurrenca midis fuqive të mëdha ka hyrë në një fazë intensive nga periferi
në qendër, protagonistët kanë nisur që t’i lëvizin kukullat e tyre me një zell më të madh. Për shkak të tensioneve që po tronditin themelet e sistemit ndërkombëtar, këto fantazma po enden përreth Ballkanit.

Ato janë të afta të krijojnë konflikte me pasoja të paparashikueshme dhe ngjitëse, njëlloj si në vitet 1990. Jo Beogradi, kryeqyteti i një sfere serbe të dobësuar dhe në rënie, por Prishtina është tashmë “damari i hapur” i ish-Jugosllavisë dhe në një masë të madhe, i të gjithë gadishullit ballkanik.

Prishtina, kryeqyteti i Kosovës dhe strumbullari gjeostrategjik mbi të cilin Perëndim themeloi gjatë shpërbërjes post-jugosllave një rend të ri mikro-hegjemonist, një barrierë anti-serbe (dhe për rrjedhojë edhe anti-ruse):albanosferën.

Që nga kushtetuta e Kosovës dhe pavarësia e Malit të Zi, një grusht shteti ndaj sferën serbe dhe ëndrra e krijimit të një korridori Murmansk-Minsk-Beograd-Bar, nuk ka më kthim prapa. Dy gjigantët që konkurrojnë për Evropën, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, janë të vetëdijshëm për pakthyeshmërinë e dukurive që e kanë ridizenjuar identitetin dhe pozicionin gjeopolitik të Ballkanit në hapësirën post-Jugosllave.

Por e pakthyeshme nuk është njëlloj si e paprekshmja. Prandaj Rusia ka filluar vitet e fundit të kryejë operacione përçarëse midis Banja Lukës, Podgoricës, Prishtinës dhe Shkupit. Objektivi:të shtojë shpenzimet e Uashingtonit për ruajtjen e arritjeve të tij të fundit.

Në vizionin (largpamës) të Rusisë, bojkoti i axhendës ballkanike të Shteteve të Bashkuara, kalon në mënyrë të pashmangshme nga mbjellja e farës së konfliktit në vatrat e nxehta të sferës serbe – entiteti serb i Bosnjës – dhe të Albanosferës – Maqedoninë së Veriut aktualisht të përçarë dhe Kosovës së pambrojtur.

Dhe pikërisht tek kjo e fundit, ndërsa në qendër të vëmendjes është dëshira e Banja Lukës për shkëputje nga federata boshnjake, Uashingtoni dhe Moska po shkarkojnë pjesë-pjesë tensionet e akumuluara vitet e fundit.

Le t’i marrim ngjarjet me radhë. Në shtatorin e vitit 2021, shpërtheu kriza e targave. Këshilltarët rusë u fotografuan nën shoqërinë e ushtarëve serbë. Ushtria serbe u vendos
në gatishmëri të lartë, ndërsa në rajonet veriore të Kosovës pati sulme ndaj institucioneve nga ana e banorëve etnikë serbë.

Në prillin e këtij viti, dalga e gjatë e luftës në Ukrainë arriti në brigjet e Albanosferës: incidente të reja në provincat me shumicë serbe në Kosovë, teksa qeveria e Albin Kurti reagoi përmes hipotezës së një hyrjeje të përshpejtuar në NATO.

Këtë muaj, Shtëpia e Bardhë i dërgoi Kremlinit një paralajmërim simbolik, por shumë domethënës:anëtarët e NATO-s që rrethojnë Serbinë, vendosën një “embargo ajrore” ndaj avionit që do të çonte Sergej Lavrov në Beograd, duke e detyruar atë të anulonte vizitën.

Nga ana e Moskës pati shumë zemërim. Por Kremlini nuk mund të bëjë asgjë: qiejt dhe tokat që rrethojnë Serbinë janë në pronësi të Aleancës Atlantike. Çdo përpjekje për të anashkaluar atë mur të padukshëm është i pamundur. Të shkruash dhe të flasësh mbi atë që ndodhi më 6 qershor është më se e rëndësishme, është thelbësore.

Sepse është shkruar shumë mbi këtë ngjarje, por pak gjëra janë shpjeguar. Ai nuk ishte thjesht një akt i fortë diplomatik, që i përshtatej kontekstit të luftës në Ukrainë. Ishte një mesazh kuptimplotë në drejtim të Kremlinit dhe jo Lavrov. Atë ditë, pas muajsh vëzhgimi pa një pjesëmarrje të dukshme, Shtetet e Bashkuara reaguan ndaj operacioneve përçarëse serbo-ruse në Albanosferë.

Dhe e bënë këtë me largpamësi, duke shmangur hedhjen e benzinës në zjarr, në një moment tashmë shumë të tensionuar, dhe duke i urdhëruar aleatët t’i dërgojnë Rusisë një sinjal simbolik por shumë të forte mbi rilindjen e Aleancës Atlantike.

Deri më 6 qershor, dhe gjatë gjithë 2 viteve të fundit – me përjashtim të Marrëveshjes së Normalizimit të Pjesshëm të raporteve Serbi-Kosovë gjatë epokës Trump – Shtetet e Bashkuara nuk kishin ndërhyrë në punët dhe ngjarjet në skajin jugor të Perdes së Hekurt, e cila u është besuar turqve, izraelitëve dhe gjermanëve.

Por përshkallëzimi i konkurrencës midis fuqive të mëdha, i simbolizuar nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, i ka ndryshuar gjërat dhe e ka detyruar Shtëpinë e Bardhë të shfaqë praninë e saj aty ku kërkohet.

Pra duke e bërë Serbinë të paarritshme për një ditë të tërë, Shtetet e Bashkuara donin t’i kujtonin Rusisë se Kosova është dhe mbetet vija e kuqe e NATO-s, një pikëmbështetje strategjisë madhore për Ballkanin, dhe se nëse do të synohet të shkaktohet një konflikt, si një luftë ose një rebelim i krahinave me shumicë serbe, Moska nuk do të ketë asnjë mundësi për të dërguar (drejtpërsëdrejti) armatime dhe mercenarë në Serbi.

Pra ishte një test teknik për konfliktet e të ardhmes.

13 Komente

  1. J
    Jorgo

    Vetem Av Ngjela ben kesi analizash nga keta mender anal-istat tane ketu..

    1. V
      Vladimir

      Fjale te medhaja, por shqiptaret kudo qe ndodhen duan paqen, vetem paqen. Ne paqe ne jemi te forte, te bashkuar, urandertues, thellesisht miqesor me fqinjet dhe pa komplekse. Ne lufte te ftohte apo te nxehte jemi ashtu si kemi qene keto 100 vjetet e fundit cope-cope. Politiken e madhe le ta bejne te medhenjte, politika jone kombetare fillon nga paqja dhe mbaron te paqja, zhvillimi, lirite.

      1. l
        lesh e li

        Shume i sakte. Kufinjte mes dy fuqive tashme jane vendosur. Ruset dhe serbet kuptuan se jane larg njeri tjetrit. Ndersa premtimet ruse jane loje per serbet.

        1. H
          Ham Ham

          Po Turqia c'hyn ne kete mes? Ka gazetare plera dhe ne Itali ...detaj tendencioz .Me kujton furberine ruso-serbe per ta krahasuar konfliktin e Kosoves me Sebine ,me ate Izraeliano Palestinez ,por ne planin fetar. ,qe ska lidhje fare anjeri e as tjetri me fene

          1. T
            Tony

            Blini Vaseline se nato nuk ju ndimon me Jetoni jeten se eshte shume e shkurter se lufta eshte Bussines Politikanet prape behen shoke po mjere kush iku

            1. S
              Shkodran nga Berdica

              Jozef Shvejku ka thene, ," ne ne lufte nuk shikojme, nje mut mbi te leshojme" Po ka qejf le te shikoje Zen Berisha, Zaho Rama dhe te gjithe ata qe kanë pasuri per te mbrojtur.

              1. D
                Dardan

                e ke ngaterruar Al Bin Kurtin me Zaho Ramen, ndersa Zen Berisha eshte serb.

              2. v
                vlora.vlora

                na kane care karrin ,20 vjet duke u mare me kosove -serbi le tu bien se i mbron vjosa gop madhja ,bashke me ate serbin koktul albinin ,votojeni votojeni se c te mbillni do korni korraker

                1. F
                  FCB

                  Sa te kemi Ed Ramen ska lufte Kosove - Serbi , pastaj edhe po pati Bujrum, i pate ushtaret tane ne stervitjen e eger ne Qershor ne mes te ngricave duke bere ulje- ngritje ?

                  1. S
                    Shkodrani

                    E vertete, u ngine fare! :)

                  2. E
                    Edi

                    Shkrim më qesharak nuk kam parë ndonjëherë. Hahahahahahaha!

                    1. T
                      Tirana

                      FCB behet fjale per nje lufte Serbi-Kosove jo Serbi _Shqiperi o kokecepesh shpellash

                      1. e
                        enter""

                        Luften ta bejne liderat. Populli kerkon paqen. Poshte plehrat.

                        Lini një Përgjigje