Mbledhja e tetë e qeverive – Pritje e varfër, shumë marrëveshje dhe disa sqarime

20 Qershor 2022, 19:10Rajoni TEMA

Mbledhja e tetë e qeverive – Pritje e varfër, shumë

Në një organizim të dobët, që shumë çka ishte lënë për minutën e fundit, është mbajtur edhe mbledhja e tetë e qeverive shqiptare.

Por, përkundër dhomës së vogël ku u mbajt takimi e pamjeve të vyshkura, u tha se janë bërë punë të mëdha.

Mbledhja si gjithmonë nuk shpëtoi pa batuta, kryesisht të iniciuara nga Rama.

Pas mbledhjes së dy qeverive, ishte radha e nënshkrimit të marrëveshjeve të reja. 19 sosh.

Përtej idesë së krijimit të një sistemi të unisuar doganor e shkrimit të një enciklopedie të përbashkët, më e rëndësishmja ishte ajo e Portit të Durrësit dhe Hekurudhës drejt Prishtinës.

Marrëveshja më e rëndësishme strategjike e lidhur ndonjëherë mes dy vendeve.

Me projektin që tashmë i është bërë fizibiliteti, nga porti në Durrës do bëhet lidhje me Portin e Thatë në Prishtinë, përmes linjës hekurudhore të pandërprerë.

Pjesa tjetër e konferencës i është kushtuar më pak mbledhjes së përbashkët e më shumë spekulimeve të tabloideve në Kosovë e Shqipëri.

Kurti është pyetur sërish për Ballkanin e Hapur, por ka refuzuar të flasë gjatë.

Derisa Ramës i është bërë edhe pyetja e vështirë, ajo për afërsinë që disa në Kosovë ia mveshin me presidentin e Serbisë.(Albaniapost)

1 Komente

  1. B
    Bato

    Peshtyni mor peshtyni, eshte mision i media's sot!

    Lini një Përgjigje