Kriza për furnizimin me grurë: Pasoja të konsiderueshme në të gjithë botën

20 Qershor 2022, 12:46Rajoni TEMA

Kriza për furnizimin me grurë: Pasoja të konsiderueshme në

Lufta në Ukrainë vazhdon, por banorët e fshatrave pranë linjës së frontit në lindje të Ukrainës, nuk i braktisin fushat e tyre me grurë, pavarësisht rrezikut për sulme. Në një kohë që qeveria e Kievit po përpiqet në bashkëpunim me vendet e tjera të gjejë zgjidhje alternative për të transformuar në Europë miliona ton drithëra të bllokuara në portin e Odesës, fermerët vendas kërkojnë zgjidhje të reja për të tregtuar prodhimet e mbetura në magazina.

Ministri i tregtisë në Liban pranoi se në vendin e tij ekziston një krizë për sa i përket grurit, por sipas tij problemi vjen si pasojë e mungesës së rezervave në sektorin privat. Ai shtoi se pas fillimit të luftës në Ukrainë, Libani vijoi të importonte grurë nga vende të tjera dhe aktualisht kishte 40 mijë ton në gjendje.

Problemi kryesor është se magazina në pronësi të shtetit për grurin, u shkatërrua për shkak të shpërthimit në portin e Bejrutit, dhe tashmë po bashkëpunohet me Bankën Botërore, Ukrainën dhe vendet e tjera.

Libani i cili prodhon vetëm 10% të kërkesës për grurë në vend, është shumë i varur nga importi. Lufta në Ukrainë ka shkaktuar rritje të çmimit të bukës në Liban, Libi dhe Egjipt, në një moment që shqetësimi për sigurinë e ushqimit sa vjen e rritet.

 

Lini një Përgjigje