Shqipëri-Kosovë pa kufij për festat zyrtare dhe në fundjavë

20 Qershor 2022, 11:50Rajoni TEMA

Shqipëri-Kosovë pa kufij për festat zyrtare dhe në

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive në Prishtinë se protokolli i parë që do nënshkruhet këtë të hënë mbledhjen mes dy qeverive, do të arrijë që të lehtësojë qarkullimin në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë gjatë periudhës së verës.

Sipas tij gjatë fundjavave dhe ditëve së festave nuk do të ketë nevojë për regjistrim në kufi, duke lehtësuar në këtë mënyrë kalimin e tyre duke mos u krijuar asnjë vonesë.

"Protokolli i parë që do nënshkruajmë me homologun Svelça që përgjatë periudhës së verës dhe gjatë fundjavave kur ka fluks lëvizjeje nga të dyja krahët ne do ta lehtësojmë plotësisht. Nëpërmjet protokollit të parë që do nënshkruajmë do përcaktojmë që prej 1 qershorit deri në 1 shtator, për çdo fundjavë dhe çdo ditë feste shtetërore në kufijtë tanë shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë do kalojnë pa qenë nevoja e regjistrimit nga organet kufitare në mënyrë që të mos krijohet asnjë radhë apo vonesë për qytetarët në ë dyja anët", deklaroi Çuçi. 

Lini një Përgjigje