Hiqen të gjitha kufizimet për pranimin e studentëve në institucione publike Shqipëri-Kosovë

20 Qershor 2022, 11:44Rajoni TEMA

Hiqen të gjitha kufizimet për pranimin e studentëve në

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Popovci, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria do të nënshkruajnë marrëveshje me të cilën do të hiqen të gjitha kufizimet për pranimin e studentëve në institucione publike.

“Kam kënaqësinë të nënshkruaj marrëveshjen mes Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë, me të cilën hiqen të gjitha kufizimet për pranimin e studentëve në institucionet publike të arsimit të lartë të dy vendeve tona”, tha Popovci.

Sipas tij, me këtë marrëveshje maturantët nga Kosova dhe Shqipëria do të kenë qasje të barabartë në 19 universitet publike nga Gjirokastra deri në Mitrovicë, duke shtuar kështu mundësinë për përzgjedhjen institucioneve të larta.

“Gëzon fakti se marrëveshja po nënshkruhet në prag të regjistrimit të studentëve në universitete prandaj edhe mund të fillon të zbatohet këtë vit”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje