Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat së bashku me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtit i ka dhënë fund të gjitha spekulimeve se mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës ka mosmarrëveshje. Kryeministri theksoi se ai nuk përfshihet në jetën politike të Kosovës dhe nuk ka asnjë qëllim të tillë.
“Dakordësia financiare me kontribut të përbashkët për shkrimin e enciklopedisë shqiptare. 10 vëllime që do përmbledhin korpusin enciklopedik të korpusit shqiptar. Më në fund, edhe shqiptarët do kenë një enciklopedi të denjë për shtete që e kanë seriozisht adresimin e rrënjëve të tyre dhe ardhmes së tyre.
Është krijuar një sinergji mjaft pozitive. Nuk mund të lë pa përmendur qenin që lehte gjatë kohës që po jepej himni. Është një qen që mbetet shumë i rëndësishëm nga kjo ditë pasi përbën një simbol të lehjeve për arsyeje të tërheqjes së vëmendjes. Por kur ne fokusohemi, lehjet mbeten prapa. Qentë le të lehin, karvani të ecë përpara” – tha Rama.
Nuk kam se si te mos pershendes kete "terheqje" te Rames. Uroj qe te kem qene gabim ne skepticizmin tim per Albinin. Uroj qe gjithe "strategjia" e tij politike duke filluar qe nga Rrambujeja e deri ne pjesemarrjen ne zgjedhjet ne Shqiperi, ka qene thjeshte nje vendim i tij personal dhe jo urdher nga lart per te demtuar Kosoven dhe Shqiperine.