Erdogan: Greqia po keqtrajton refugjatët

21 Qershor 2022, 10:31Rajoni TEMA

Erdogan: Greqia po keqtrajton refugjatët

Me rikthimin e tensioneve me Greqinë, presidenti turk Erdogan lëshon akuza të reja ndaj Athinës.

Duke folur në një konferencë për refugjatët në Stamboll, Erdogan akuzon autoritetet greke për grabitje, rrahje, persekutim dhe deri në vrasje të refugjatëve.

“Kohët e fundit, pothuajse 30,000 emigrantë, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën në Mesdhe. Vendndodhja e dhjetëra mijëra fëmijëve sirianë që ikën në Evropë, nuk dihet. Pothuajse çdo ditë jemi dëshmitarë të gjendjes së rëndë të refugjatëve të përndjekur, grabitur, rrahur dhe vrarë nga Forcat e Sigurisë Greke” u shpreh presidenti turk.

Athina   iu përgjigj akuzave të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për keqtrajtim të refugjatëve dhe ripohoi se “Greqia përgjigjet me veprime që shpëtojnë jetë në det”. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë greke, me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, pasi fundjavën e kaluar u shpëtuan 108 emigrantë, dhe 8 persona u zhdukën.

Turqia pret më shumë refugjatë se çdo vend tjetër në botë: Rreth 5 milionë, duke përfshirë të paktën 3.7 milionë sirianë. Në bazë të një marrëveshjeje të vitit 2016, BE-ja cakton fonde për të ndihmuar Turqinë me menaxhimin e emigrantëve në këmbim që forcat turke të ndalojnë migrantët që  përpiqen të arrijnë në shtetet Evropiane.

2 Komente

  1. G
    Greqia s'ka faj prandaj e pagun BE

    Kte e din gjithe Europa .Erdogan ka te drejte ktu .Refugjatet Siriane etj ,qe ndodhen ne Kampet e Perqendrimit ne Greqi financuar Miljarda qeverrise Greke nga BE-ja , trajtohen si ne Kampe Perqendrimi Naziste dikur . Mjeke PaKufi e ka denoncuar kte para disa vitesh ,menyren C'njerezore si i trajton Greqia refugjatet siriane etj dhe si pergjigje Shqetesimi i Mjekeve PaKufi mori Heshtjen e BE-se . Pra asgje nuk ndodh Rastesihte ne kte Bote . Gjithcka ka aqen Planifikuar qysh me pare ,qe nga Bombardimi i Sirise e deri ke pushtimi Ukraines dhe rritjet ne stratosfere te Cmimeve !!!!!!! Po shkon Litri Naftes gati 3 €uro . Krizat i bejne vet Politika dhe Qeverrite dhe pasojat i mbajne ne kurris Popujt ,nderkohe qe populli eshte i pafajshem ne Krizat qe Politika ben ,dhe ajo duhet ti pergjigjet Konseguencave jo populli i thjeshte qe fiton shume -shume shume Me Pak se Politikanet Monstrat e Njerzimit

    1. k
      krimbat e janulles ne halene Tema bllokojne Koment

      hahahahahah ( den Griechen Schwuchtell leben ins dieser Klo stecken ihr Fingern in d Po - ) uahahahahahahaha . -------- Robqira te peshtire minorikaris filogreqis - jepni komenten ktu se do ju rreasin Hurin ne bith

      Lini një Përgjigje