Presidenca franceze: Po punojmë që të zhbllokojmë ngërçin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në ditët që vijnë

21 Qershor 2022, 18:13Rajoni TEMA

Presidenca franceze: Po punojmë që të zhbllokojmë

Nga Erisa Zykaj

Presidenca franceze ka nxjerrë në pah, se në gjirin e ministrave të çështjeve europiane të Bashkimit Europian të mbledhur në Luksemburg ka mbizotëruar një konsensus total për për të rikonfirmuar perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

Bashkimi Europian është tërësisht i vetëdijshëm për rrjedhojat e rrezikut të agresionit aktual të Rusisë në Ukrainë për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit, ministri francez për çështjet europiane, Clement Baune, është shprehur, se Franca po tenton dhe do të tentojë deri në momentet e fundit të presidencës së saj për të zhbllokuar ngërçin aktual midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që mban peng hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ministri francez është shprehur se ka shpresë që pengesa aktuale do të hiqet në ditët e ardhshme :

 «Presidenca franceze aktualisht po punon me Bullgarinë dhe Komisionin Europian për të hequr pengesën dhe për të përçuar një mesazh pozitiv idealisht në ditët e ardhshme » është shprehur ministri Clement Baune.

Presidenca franceze ka prezantuar aktualisht një propozim mbi kuadrin negociues të Bashkimit Europian me Maqedoninë e Veriut, ku aktualisht është integruar përfshirja e të drejtave të qytetarëve bullgarë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut në Kushtetutën e vendit, pa të cilën nuk mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me arsimin. 

Ministri Clemen Baune është pyetur nëse propozimi aktual francez mbi kuadrin negociues të Bashkimit Europian me Maqedoninë e Veriut ka marrë më shumë në konsideratë kërkesat e palës bullgare, për të thirrur fitore, kur ndoshta nuk mund të bëhet  fjalë për një fitore të vërtetë, pasi pala bullgare mund të vazhdojë të blllokojë më vonë procesin e negociatave të anëtarësimit me kërkesat e saj.

« Një kuadër negocimi me Bashkimin Europian nuk bëhet midis vetëm dy vendeve, por ne konstatojmë, që ka një ngërç bilateral prej disa muajve midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Unë nuk mendoj se propozimi francez është kundër interesave të Maqedonisë së Veriut. Ne kemi punuar me kujdes dhe ekuilibër me të dyja vendet dhe Komisionin Europian për të thënë,  që mund të përfshihen disa çështje që nuk kanë karakter bilateral, por që kanë të bëjnë me shqetësimet e Bullgarisë lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe këto çështje të trajtohen në mënyrë të kufizuar dhe me kujdes.

Shumë shtete anëtare kanë kujtuar, se kuadri i negociatave nuk është vendi për të zgjidhur të gjitha problemet bilaterale. Kjo duhet të bëhet përmes një shënjestrimi. Është pikërisht për këtë shënjestrim që po punojmë, duke marrë parasysh kriteret e ekuilibrit dhe barazisë. Kemi një problem ekuilibri aktualisht. Interesi i përgjithshëm është që të hapen negociatat dhe ne po punojmë duke respektuar të dyja palët. Ky është dhe vullneti i qeverisë bullgare për herë të parë pas shumë kohësh, por ndodhemi para një episodi të politikës së brendshme që nuk më takon të komentoj ».

7 Komente

  1. B
    Bucet e Planetit

    Hahahaha....humori i rradhes...kurvat..Paris-Athine....nenen do tju kaleroj Putini....pritni dhe pak....

    1. E
      E verteta dhemb....

      Beqiraaaaaaaaaa tourkalvanoi,kryesorja eshte se sido qe te "mendojne" evropianet per ju nje gje eshte siguro: Te gjatin (madje me gunga) do merrni se bashku me birazeret tuaj turq...... gezuar bayrom kurbon. Ore jeni ne mendje ju apo jo!? Imagjinoni ne parlamentin evropian fjalen e ka ............mister Bajrom presidenti i suniteve shiiteve tourkotsamave etj kesisoi njethundrake arabe....... !!!!! Shperthim te qeshurash.....

    2. G
      Gjeopolitika

      E po kësaj çfarë ti thuash !? Këta që nuk duan të tjerë në EU. Këta që propozojnë sistemin me dy kategori (ku e dyta, ngelet ghetto) Këta që kane dal gjithmonë kundra. Këta që janë kategorik për mos ndarje të AL nga MK (se nuk duan) Këta që hedhin gurin dhe fshehin dorën. Këta që janë pas BG. Duan ne dal të larë tani, njëlloj si gjasme negociatat për Ukrainë. Komplet politikë kurvë dhe v... k.....-se

      1. h
        hahahah kan Humor karagjozat !

        Sa her thone , punojme per me zgjidh - bejne gjithmon te Kunderten . Rama eshte i Madhe . Ka nji nuhatje te forte ,te Tangave te Kurves Plake

        1. h
          hahahahah kan Humor karagjozat !

          1) i pari nalt : e di qe komentove i pari . Mos te ngelet qejfi se ne ,mbasi lexojme komentin tend e marrim iden , e dalim vete me Komente te paret dhe Ty te spostojme diku nga fundi komenteve . Jo per noj gjo , por e dim qe ti se rrun fare ,per ket gjo. Kjo gjo eshte bo Tradite e stanit te dhim te fshatarit .----- hahahah kame Humor ne Karagjozat e stanit te dhim . --- 3 ) : Hahaha kan Humor Karagjozat . - Hah cfar gallate ! Nuk me ha K fare . Un ju njoh mir ju te gjthve kush jeni dhe sa gram Tru Bio mbani ne ato Kafka ! - Nuk me ben pershtypje fare ,tinzaria juaj . Nuk eshte Faji juaj jooo . E keni ne gjake . Hahahahaha vk

        2. E
          Eno

          Vërtet besoni akoma në përallat e evropës e sidomos të francës? Po ata na copëtian e donin tê na zhduknin nga harta!

          1. °

            mos u mundo shum o gjel i plakur.ruaj edhe ato pak pupla qe te kane mbetur.ju krenar por, ne maj te plehut.

            Lini një Përgjigje