Mediat në Bullgari raportojnë se qeveria e kryeministrit Kiril Petkov ka rrëzuar propozimin e kreut të opozitës Bojko Borisov për të miratuar propozimin e presidencës franceze me qëllim heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Deklarata u bë zëdhënsja e qeverisë Lena Borislavova për Dnevnik.
Ajo tha se “kryeministri Kiril Petkov nuk do të tërhiqet nga formula e shpallur në mënyrë të përsëritur për vendimin për Maqedoninë – të kalojë fillimisht në komisionin parlamentar për politikë të jashtme, pastaj në sallën plenare, ku do të merrte mbështetje të gjerë dhe më pas përmes Këshillit të Ministrat”.
Qasja e Petkovit është e diskutueshme sepse, sipas Kushtetutës, politika e jashtme e Bullgarisë udhëhiqet nga qeveria, jo nga Asambleja Kombëtare.
Varhelyi në postimin e tij e quan vendim historik për Evropën atë të liderit të opozitës Boyko Borissov i cili ka pranuar të japë votat në Parlament për të pranuar hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.
“Falenderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov
për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqenonine e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedonine e Veriut.
Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”, shkruan Varhelyi.
Lojna kot,lodra europiane me kuklla bullgare kete rradhe.Nga viti 2224 futemi complet si ballkan perendimor ,lindor, verior, jugor e futja pordhes.