Përgatitja e rundit të ri të dialogut, Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë

1 Shtator 2024, 13:21Rajoni TEMA
Përgatitja e rundit të ri të dialogut, Lajçak

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, paralajmëroi një vizitë në Prishtinë për të përgatitur rundin e ri të dialogut në nivel kryenegociatorësh.

“Pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, do të nisem për në Bled për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit dhe në Prishtinë, për të përgatitur takimin e radhës të kryenegociatorëve”, tha Lajçak, duke mos dhënë detaje të tjera rreth vizitës në Prishtinë.

Ndërkaq, Forumi i Bledit, ku Lajçak tha se do të marrë pjesë, mbahet më 2 dhe 3 shtator.

Lajçak po ashtu foli për qëndrimin e tij në Pragë, ku mori pjesë në konferencën e sigurisë, Globsec.

Ai tha se në Pragë zhvilloi takime me të dërguarin e ri të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Alexender Kasanof, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksadar Vuçiç.

“Një prej momenteve më të rëndësishme ishte takimi me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimro, Alexender Kasanof, dhe rikonfirmimi i partneritetit të shkëlqyer mes BE-së dhe SHBA-së. Po aq i rëndësishëm ishte takimi im me presidentin Vuçiç lidhur me hapat e radhës në dialog dhe për pritjet për periudhën e ardhshme”, shkroi Lajçak në llogarinë e tij në Facebook.

Javë më parë, Bashkimi Evropian tha se dëshiron që të fusë në agjendën e dialogut çështjen e hapjes së urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve, shkruan REL.

Autoritetet në Kosovë e kanë kundërshtuar një gjë të tillë, duke thënë se për çështjen e hapjes së urës mbi Ibër, palët veçse kanë arritur marrëveshje vite më parë.

Bashkësia ndërkombëtare po e kundërshton hapjen e urës tani, duke u thirrur në shkaqe sigurie.

2 Komente

  1. D
    Detari

    Kushte eshte rundi?

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatosi-kosove

      Qesharake ajo qe thot vllau politik i kurrcit dhe mender presednike osmankes llajqaku me te cilin te dy mezi prisnin ta fillonin punen me llajqakun,dhe ja filluan duke akuzuar separi ish presidentin Thaqi dhe te tjeret si shkaterrues te serbosllavise, tash llajqaku dhe vuqiqi kane realizuar qellimin e serbise saqe edhe divorci mes osmankes dhe burritete sajnga Presheva nukmund te behet pa negociata ne bruksel dhe pa pjesmarrjen e llajqaku per tja ba aminin, ksaj i thone luje mace kryet e bullit, llajqaku jau ka fut kurrcit e osmankes dhe po jau kruan veshet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje