Vuçiç: Serbia nuk ka gjasa të anëtarësohet në BE në vitin 2028

1 Shtator 2024, 12:16Rajoni TEMA
Vuçiç: Serbia nuk ka gjasa të anëtarësohet në

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të shtunën se vendi i tij nuk ka gjasa të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në vitin 2028, një afat i synuar nga disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, që aspirojnë integrimin në bllok.

Ai i bëri komentet gjatë një diskutimi në kuadër të forumit Globsec në Pragë, duke ju kundërvënë Presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, i cili tha se vendi i tij, aktualisht vend anëtar i NATO-s, shpreson të integrohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2028.

Presidenti serb tha se nuk beson në një mundësi të tillë dhe sipas tij, anëtarësimi i cilitdo prej vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të ndodhë para vitit 2030.

Serbia po përpiqet të ruajë një pozicion drejtpeshimi midis aspiratave të saj për integrim në Bashkimin Evropian dhe ruajtjes së lidhjeve me Rusinë, e cila e mbështet Beogradin në kundërshtimin e tij ndaj pavarësisë së Kosovës, që u shpall në vitin 2008.

Serbia e ka dënuar agresionin rus në Ukrainë dhe e furnizon Kievin me municione artilerie, por ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve kundër Moskës.

Dy ditë më parë Serbia arriti një marrëveshje me Francën për blerjen e 12 avionëve ushtarakë të tipit Rafale, në atë që u pa si një ndryshim në rrugën e bashkëpunimit të saj me Rusinë në fushën e mbrojtjes./ VOA

5 Komente

  1. B
    Buda

    Serbia eshte ne vendin 79 ne rang boteror per GDP (Produkti i Brendshëm Bruto (GDP) është vlera e tregut e të gjitha mallrave dhe shërbimeve përfundimtare nga një shtet në vitin 2024); Bosnja ne vendin 110; Shqiperia ne vendin 114; Maqedonia e Veritu ne vendin 134; Kosova ne vendin 143; Mali i Zi ne vendin 148. Pra per cfare duhen futur ne Bashkimin Europian keto vende, kur nuk kane as ekonomi e as ushtri, per te lypur? Politikani i regjur A. Vucic e di mire se askush nuk te afron ne sofer po shkove vetem per te lypur! Politikane shqiptare: mos e mashtroni popullin tuaj, por zhvilloni ekonomine dhe ngrini ushtrine.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      Vucici punin per serbine keta tanet per foto dhe karrige.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trianë

        Vucic punon per Servine, nderkaq keta tanet punojne per Servine.

        Përgjigjjuni
    2. N
      Notari

      O detar or koqe kanari. I lexon lajmet me byth. Vuciqi thote troc popullit serb se sa te jete ai ne politike, Serbia nuk ka shance te futet ne Evrope sepse Vuciqi eshte kulish i rusit, njelloj si Kurti i Kosoves qe eshte kulish i Vuciqit. Te tjerat kuptoi vet…

      Përgjigjjuni
      1. .
        ...

        Dhe këta të Tiranës, Rama, dhe Saliu klysh të Turqisë dhe korrupsjonit... Kanë të gjitha kompanite Turke që të vjedhin Shqiprinë bashkë, mabse andej thonë se pse ikun shqiptarët dhe nukë punonë këtu? Me punë për Ramen, Saliu dhe Erdogani në Turqie.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje