Policia e Kosovës gjen armë dhe mjete shpërthyese në Mitrovicë të Veriut

14 Tetor 2023, 13:18Rajoni TEMA

Policia e Kosovës gjen armë dhe mjete shpërthyese në

Policia e Kosovës, këtë të shtune ka zhvilluar aksionin e tretë të radhës në Veri të Kosovës, aksion ky i cili ndërlidhet me sulmin terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjë të Zveçanit.

Policia e Kosovës në aksionin e bastisjes të cilën e ka nisur rreth orës 10:00 të mëngjesit ka gjetur te vendi i njohur si “Tre Rokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut një “sasi të armëve dhe mjeteve eksplozive”.

Kështu të paktën ka bërë të ditur zëvendës-drejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Janë gjetur mjete shpërthyese dhe armë dhe tani ekipi i EOD i KFOR-it është aty, jemi në pritje të verfikimeve të mëtejme”.

Armët që janë gjetur kanë bëjnë me rastin e sulmit terrorist të 24 shtatorit.

Aksioni në fjalë, sipas Elshanit, po kryhet në katër lokacione në Veri.

Ai ndër të tjera ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar në lidhje me këto gjetje dhe se aksioni është ende në vazhdim.

1 Komente

  1. T
    Tata luigji

    Na plasi trapi cfare gjejne koqevaret me Albin kurven

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje