Protesta në Strasburg për ish-krerët e UÇK, reagon Ali Ahmeti: Po gjykohen mbi shpifjet e Serbisë

16 Nëntor 2025, 10:55Rajoni TEMA
Protesta në Strasburg për ish-krerët e UÇK, reagon Ali

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestojnë sot nga ora 13:00 para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen padrejtësisht në Hagë.

Lidhur me këtë protestë ka reaguar kreu i BDI në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti i cili përmes një postimi në Facebook e cilëson procesin ndaj ish-krerëve të UÇK si një proces të bazuar mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia.

“Sot me mendje e me zemër jam pranë bashkëkombësve që do të protestojnë në Strasburg, aty ku filloi padrejtësia e madhe ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Kjo gjykatë nuk po gjykon mbi atë për të cilën u themelua, por po gjykon mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia.

Hashimi, Kadriu, Rexhepi, Jakupi dhe të tjerët janë aleatë të dhe vendin e kanë në Kosovë.

Pafajësia e tyre u konfirmua nga miqtë tanë amerikan e europian në Hagë, prandaj, lironi djemtë tanë!

Padrejtësia duhet të merr fund menjëherë, i gjithë populli shqiptar është në këmbë për drejtësi për shenjtërinë e luftës sonë çlirimtar”, shkruan Ali Ahmeti.

3 Komente

  1. s
    shori

    Na cate bythen, per ca bandite te armatosur, ushqyer e mbeshtetur nga Amerika, per interesat e saj gjeopolitike...!!! Dhe sic dihet, Daj Semi, kelyshet e tij qelbanike, i hedh ne gropen e halese (nga kane dale), kur mbaron pune... Dhe po s'me besoni, mjafton qe me gjakftohtesi te shikoni ngjarrjet e njeqint viteve te fundit...!

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Me ne fund dikush flet nga koka dhe jo nga bytha. Na kane mbytur me propagande Kosovare

      Përgjigjjuni
    2. F
      Flamur Struga

      Deshmitaret e thane te verteten,Tani haga duhet ta kuptoj.Thesat me $te marra nga rusoserbet ,nuk ndihmojne.Jete te gjate aleateve bsnik,si gjate luftes dhe sot po ne te njejten rrethane ,tentojne te njollosi;UCK -ene e lavdishme ,Komandantet ,ushtaret ,invalidet..Mirenjohes ndaj aleateve tane Lavdi jeta vepra e te gjithe atyre qe derdhen gjakun ,luftuan per Liri dhe REPUBLIKE SOVRANE E KOSOVES.....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje