PSD-ja do të dorëzojë kallëzim penal ndaj Kurtit për deklarimin si veteran i UÇK-së

6 Prill 2022, 10:18Rajoni TEMA

PSD-ja do të dorëzojë kallëzim penal ndaj Kurtit për

Partia Socialdemokrate (PSD), ka bërë të ditur se do të dorëzojë kallëzim penal ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për rastin e deklarimit të tij si veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kështu thuhet në njoftim drejtuar mediave, duke thënë se ky kallëzim do të dorëzohet pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Sot, me datën 6 prill (e mërkurë), duke filluar nga ora 11:00, Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal ndaj Albin Kurtit për rastin e deklarimit të tij si veteran i UÇK-së. Kallëzimi penal do të dorëzohet pranë Prokurorisë Themelore tek Pallati i Drejtësisë, Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Më 31 mars, po ashtu përmes një aksioni PSD-ja e ka quajtur kryeministrin aktual, “veterani i parë kryesor i rrejshëm është Albin Kurti”.

Kurti pati theksuar se po planifikon që ekzekutivi të bëjë një hetim për numrin e madh të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa, më 19 janar të vitit 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë pati shpallur të pafajshëm 12 të akuzuarit për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Listës së personave të akuzuar i printe Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Megjithatë, Gjykata e Apelit ende nuk ka marrë vendim lidhur me rastin në fjalë, pasi Prokuroria Speciale e ka ankimuar vendimin e shkallës së parë.

5 Komente

  1. M
    Mjere Kosova!

    Keto partite Social Demokrate, nuk i pershtatet mire mentalitetit tone. Kerkojne spjegime per Kurtin, ne se eshte pjesetar i UCK, kur dihet qe Kurti eshte Patrioti me i madh qe ka nxerre Kosova qe nga koha e gurit. Ne kohen e Rrambujese ai i tregoi vendin Amerikes qe i diktoi Thacit te firmoste marreveshjen. Kjo marreveshje nuk perfshinte Kosoven Republike dhe tregon gjenialitetin e Kurtit si Patriot i vertete. Thaci ishte tradhetar dhe prandaj e firmosi(kete e ka thene edhe Sali Berisha). Ne kohen qe ishte ne burgun me te eger serb, ishte i vetmi qe shpetoi gjalle, fale patriotizmit te tij. Ne kohen e mandatit te pare si Kryeminister, shpiku teorine gjeniale patriotike te "reciprocitetit" qe presupozonte qe Serbia te na njihte ne si shtet fillimisht dhe pastaj ne te bisedonim. Patriotizmi i tij i madh eshte kulminat ne zhdervjelltesine e tij per te manovruar drejt "bashkimit Kombetar", por edhe duke e mohuar kete kur ja donte puna. Koncepti qe cpifi se dy shtete jane me mire se nje shtet eshte kulmi i patriotizmit. Kete patriotizem te flakte Kurti e zbukuroi edhe me origjine e kosovareve. Ata nuk jane shqiptare, por dardan. Me mire dy popuj dhe dy shtete se nje polull dhe nje shtet. Dy vota jane me mire se nje vote. Mendim gjenial qe as Ajshtajnit nuk i kish vajtur mendja! Patriotizem modest ngaj shqiptarebve te Shqiperise ishte dhe kur ai me "dhelprat" e Kosoves erdhi ne Shqipei per te mundur Ramen, kete perbindesh dhe reaksionar! Historia e tij patriotike eshte shume e gjate deri me sot kur ai i vuri serbet ne rresht per te votuar ne zgjedhjet ne Serbi duke ja "dhjere" Evropes ne qellimet e saj per tja dhene Kosoven Serbise. Keshtu ja ka dhjere edhe Amerikes, kur ka qene puna. Ja ka dhjere Hotit dhe Trampit. Ja ka dhjere edhe Izraelit qe me djallezi do te hapi ambasaden ne Kosove(kur te pjellin gomeret). Koheve te fundit, ne vrapimin e tij patriotik eshte para te gjitheve ne lufte kunder rusise. Ai nuk eshte dakort fare me rrugen Evropiane te politikes kunder Rusise. Ai eshte me luften pa kompromis! Kur flet Kurti te gjithe lideret e Evropes heshtin. Ata mahniten kur ai spjegon se Serbia eshte pararoja ruse ne Ballkan. Atyre as u vete mendja ne keto marifete. Me thene te verteten, kjo kerkese qe ben PSD eshte nje kerkese jo morale. Kontributi i Kurtit ne lufte kunder Serbise eshte ku e ku me i math se kontributi i UCK. Lufta nuk behet me plumba por me ...pordhe....

    Përgjigjjuni
    1. Qenke koqee nga truri, mjere ata qe të kan në shtëpi.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shmil Gurra

      edhe i madh edhe kulminant edhe plus edhe. pastaj edhe Ti i mjerë - mjer Kosova, do një mbinjeri që me një pordhë të gjunjëzojë ty dhe Serbinë. Nëse nuk të mjafton Kurti ahere të mjaftojnë analfabetët politikanë e ekshpertë univershitar që nuk kuptonin dhe as nënkuptonin se teksti i dokumentit të themelimit të "Speciales" (Kurti e kuptoi dhe gjëmoi, kush nga ju nuk e dëgjoi) ishte projekt ideor i Serbisë që ju "PASHTRIOTËT trutharë e firmosët. Thënë shqip - SPECIALJA u projektua si "KONCEPT - U VRASHI me DORËN TUAJ", ashtu sic po vritemi në specatiale...me ndihmën e trurëmykurve...

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mjere Kosova

        Faleminderit Shmil se me hape syte! Une me kohe e kam kuptuar qe Kurti eshte nje gjeni dhe ai me qartesi e kuptoi dredhine serbe per "specialen" dhe keta "trumykurit" nuk kuptonin nga dredhite. Keta "trumykur" ishin maleve, ku flisnin me ujqerit dhe jo me njerzit. Ata mbeten mbrapa nga inteligjenca. Kurti pati fat tjeter. Ai u lidh me Norvegjine dhe vecanerish ne burgun serb ai kuptoi mire e bukur nga dredhite e serbit....Sodoqofte kjo teme qe hape meriton nje diskutim tjeter. Sot ishte fjala per akuzen qe i behet Kurtit se nuk ka marre pjese ne lufte, qe eshte nje falsifikim i papare nga PSD.....Faleminderit per mirkuptimin!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Babadimri

          Shko futja gjumë, e lere genjeshtarin Kurovič, se krejt puna e tij është ber kundër Kosovës dhe ne të ardhmen atë punë do e bej ai. Fatkeqësisht shumë shqiptarë kanë trurin sa të shotes, si ju qe besoni një zuzari Kurtoviç ( ose jeni zuzar si ai).

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje