Pse Uashingtoni po përkrah hapur Vjosa Osmanin?

23 Shkurt 2026, 20:10Rajoni TEMA

Pse Uashingtoni po përkrah hapur Vjosa Osmanin?

Nga Nju Jorku, Marko Caka

Vjosa Osmani është kthyer në një figurë qendrore të debatit politik shqiptar, brenda dhe jashtë Kosovës. Kjo vëmendje nuk lidhet vetëm me funksionin që ajo mban, por me pozicionimin e saj të ri në një moment vendimtar, në afrimin e fundit të mandatit dhe nevojën për të ndërtuar një shumicë të re politike për rizgjedhje.

Popullariteti i saj aktual është më i lartë se në momentin e zgjedhjes si Presidente, çka tregon se Osmani ka ditur të lexojë rrethanat dhe të adaptohet. Megjithatë, ky popullaritet nuk është i garantuar dhe as i pakushtëzuar. Ai është produkt i një ekuilibri delikat mes politikës së brendshme, raporteve rajonale dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Rikthimi i saj në politikën partiake, konkretisht në hapësirën e trashëguar nga Ibrahim Rugova, do të ishte një lëvizje e vështirë dhe potencialisht regresive. Ajo forcë politike ndodhet sot larg kohezionit, autoritetit dhe rolit që kishte në të kaluarën. Për Osmanin, një rikthim i tillë nuk do të ishte vazhdimësi politike, por hyrje në një terren të konsumuar dhe pa ndikim real.

Në këtë kuptim, synimi për një mandat të dytë presidencial paraqitet si opsioni më racional. Por ky synim kërkon një transformim të rolit të saj,  nga një figurë e identifikuar me një krah politik, në një presidente që ruan distancë nga partitë dhe kërkon legjitimitet më të gjerë institucional.

Kjo qasje shpjegon edhe afrimin e saj me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Nuk bëhet fjalë për harmoni ideologjike, por për pragmatizëm politik. Rama përfaqëson një faktor ndikimi në opinionin publik kosovar, veçanërisht në segmentet opozitare, dhe ky fakt nuk mund të injorohet nga askush që synon rizgjedhje konsensuale.

Në planin ndërkombëtar, Osmani ka investuar dukshëm në marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara, veçanërisht përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me Presidentin Donald Trump. Ky raport ka vlerë më shumë simbolike sesa operative, por në politikë simbolika shpesh është po aq e rëndësishme sa përmbajtja. Në një periudhë tensionesh dhe mesazhesh kontradiktore nga Prishtina zyrtare, Osmani ka tentuar të paraqitet si faktor stabiliteti dhe vazhdimësie në raport me Uashingtonin.Kjo qasje ka ndihmuar në mbushjen e një vakumi të perceptuar diplomatik, i cili shpesh i është atribuar qeverisë së Albin Kurtit.

Kjo e ka vendosur atë, herë pas here, në një rol korrigjues ndaj politikës së qeverisë Kurti, pa hyrë drejtpërdrejt në konflikt, por duke ruajtur një profil të veçantë diplomatik. Marrëdhënia mes tyre mbetet funksionale, por është e qartë se interesat politike nuk janë gjithmonë të mbivendosura.

Për t’u rizgjedhur Presidente, Osmani nuk ka nevojë vetëm për shumicën qeverisëse, por edhe për vota nga opozita. Pikërisht këtu hyn pesha indirekte e Edi Ramës, jo si vendimmarrës, por si referencë politike për një pjesë të spektrit opozitar kosovar, sidomos për ata që ndihen të përfaqësuar nga qëndrimet e tij ndaj çështjeve të luftës dhe figurave të UÇK.  Sidomos,qëndrimet e tij kritike ndaj Gjykatës Speciale dhe përpjekjet për ndërkombëtarizimin e kësaj kauze kanë rezonuar si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Pikërisht në këtë kauzë, Osmani dhe Rama kanë gjetur pika të përbashkëta, duke ndërtuar një bashkëpunim të heshtur, por të dukshëm, dhe që  perkthehet si një afrim funksional mes tyre. Pra, pa deklarata të bujshme dhe pa aleanca formale, por me një komunikim të qartë politik. Një afrim që i shërben të dyja palëve, pa i ekspozuar ndaj kostove të drejtpërdrejta.

      Në këtë fazë, Vjosa Osmani po luan një lojë më të matur se më parë. Jo domosdoshmërisht më idealiste, por më realiste. Nëse kjo strategji do të mjaftojë për një mandat të dytë, varet jo vetëm nga aleatët që po ndërton, por edhe nga aftësia e saj për të ruajtur balancën mes pavarësisë institucionale dhe domosdoshmërisë politike.

6 Komente

  1. A
    Asd

    Sipas meje ajo bashkon dy linja te deshiruara nga Dep.Shtetit; Nuk eshte e korruptuar dhe ka prioritet bashkepunimi absolut me SHBA. Te dy liderat e tjere, si Kurti edhe Rama nuk plotesojne dot te dyja keto kushte.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Idjoti

      I dashur Asd, une te besoj ty se Vjosa Osmani nuk eshte e korruptuar dhe ka prioritet bashkepunimin absolut me SHBA, por Kurti dhe Rama nuk mund te futen ne te njetin thes. Dallimi me math midis Rames dhe Kurtit eshte se Kurti ka qene ne burgun serb dhe eshte kompromentuar, ndersa Rama ka kompromentuar Tramin duke dhene Sazanin per invertime nga ana e familjes se Trampit. Pra Rama dhe Vjosa futen ne te njetin thes proamerikan, kurse Kurti futet ne thesin e plehrave....

      Përgjigjjuni
      1. P
        Presidente sërish ?

        Prandaj dhe nuk do zgjidhet zotri se ka filluar të pozicjonohet në krah të Ramës As që bëhet fjalë për të rizgjedhur Kurti e tha fjalën e tjë sot Kush e kuptoji e kuptoji të tjeraz i moro lumi Mundet ta bëji Rama ndonjë ministre në qeverin Shqiptare Urime

        Përgjigjjuni
        1. I
          Idjoti

          Ti presidente serish, mund te kesh te drejte por une nuk garantoj se thesi i plehrave ku eshte futur Kurti eshte i paster. Pra ti vetem sa na tregon se thesi i plehrave ku e ka fut serbi Kurtin eshte i vecante nga thesi i ku jane bashke Vjosa me Ramen qe nuk kane qene ne burgun serbe...a e kupton ti derdimen cdo te thote te kesh qene ne burgun serb dhe te kesh dale i gjalle, sidomos ne nivele politike si ai i Kurtit. Mediokriteti i dashur eshte armiku i dardaneve qe sipas Kurtit nuk jane shqiptare, sepse ashti e ka mesuar operatvi serb Kurtin ne burgun serb te percaje shqiptaret, dardanet dhe karrdanet...

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Se ka mbeshtetjen e Amerikes,nuk po e verejme askund, por mbeshtetjen e ripjelljes ne Shqiperi, po. E shohim tek mbeshtetja qe po i jep Gelbaza, duke aktivizuar me shkrime bashibozukesh si puna e ketij djalit te kryetarit te kooperatives se Hajmelit, te kohes se diktatures.

            Përgjigjjuni
            1. s
              shoku Real

              je tamam Sal.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje