Ramush Haradinaj: Po, e kam takuar Radojiçiç-in... ama çetnikët serbë e dinë kush jam unë

22 Gusht 2024, 18:26Rajoni TEMA
Ramush Haradinaj: Po, e kam takuar Radojiçiç-in... ama

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka pranuar se ishte takuar me kryekriminelin serb, Milan Radojiçiç, në kohën sa ishte kryeministër, por ka theksuar se atëkohë ky i fundit nuk kishte pasur probleme me ligjin.

Haradinaj ka potencuar se serbët e njohin shumë mirë personalisht atë, duke iu referuar pjesëmarrjes së tij në luftë, si një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Po, jam takuar dhe takohem me çetnikë serbë sepse e dinë kush jam”, tha Haradinaj, duke shtuar se “kur ka qenë koha unë i kam kryer detyra e mia”, duke iu referuar veprimtarisë patriotike të tij.

“Krejt këta e dinë kush jam unë që po takohem me ta. Pra, nuk ka serb që nuk e dinë kur takohet me mua se me kon po takohet. Kur e kam takuar Radojiçiçin nuk ka qenë i ndjekur prej ligjit”, deklaroi ish-kryeministri në një intervistë në RTV Dukagjini.

“Nuk jam takuar më kurrë me të, por Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar ndihmë nga ai mbasi ka qenë në listën e zezë. Ka kërkuar nga Lista Serbe mos të futen veteranët e UÇK-së në Ligjin për Pagën Minimale”, shtoi.

Tutje, kreu i AAK-së ka vazhduar me akuza të rënda ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të ripërsëritura tash e disa herë, se po i po i shërben “interesave ruse dhe serbe”.

“Zoti Kurti është në agjendën ruse. Ai po e zbaton kontratën që e ka me Serbinë”, potencoi Haradinaj.

Në prizmin e tij, Kurti “po i kthen borxhet e bashkëpunimit me operativët e Serbisë dhe marrëdhënieve që i ka me strukturat që lidhen me ta”.

“Është nxënë në makinë i mbuluar me batanije, është publikuar dokumenti, është falë nga Kushtunica, nuk është falë as Fehmi Agani as Ukshin Hoti, por është falë Albin Kurti”.

Për deputetin e AAK-së, Kurti “është zbatuesi më i mirë i agjendës ruse” dhe i asaj të presidenti rus, Vladimir Putin.

“Kjo nuk është akuzë është fakt. Kjo çka është duke bërë Kurti është agjendë e pastër ruse në emër të një rendi e ligji në Veri”, u shpreh i bindur Haradinaj.

5 Komente

  1. P
    Pal Melyshi

    Dolli ky palla e Carit hajvani me surrat si te njerut ik o kafshe ruaj Lopet se je Zulu tipik.....!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pal Melyshi

      Dolli ky palla e Carit hajvani me surrat si te njerut ik o kafshe ruaj Lopet se je Zulu tipik.....!

      Përgjigjjuni
      1. t
        te gjithe mbajne ere

        Mos u ndje mush, pasi shpetove mire nga gjyqi i Hages, qe zgjodhi te beje nje politike te rafinuar,te futi brenda dhe te akuzoi per 33 krime lufte,qe me siguri shumicen e kishje bere.Por me pas te liriuan, duke demonstruar,qe ne nuk kemi asnje tendence te keqe per ” luftetaret”,qe me vone te hidhnin qete qete rrjeten e madhe,per te kapur ” udheheqesit e lavdishem” te uck-es,qe tani po i braktisin dhe avokatet e tyre.

        Përgjigjjuni
        1. z
          zhigolo

          Po e dinë që je një debil që shiti Çakorin!

          Përgjigjjuni
          1. R
            RAIFI

            Historia e ka bërë të vetën:xhaxhai i babës së Ramushit është i varrosur në Beograd si i merituar për Serbinë.Vet Ramushi gjersa ka qenë ushtar në ish Jugosllavi si shumë i besueshëm e shembullor është graduar,nëse nuk gabohem shqip i thuhet kapterr.Në luftë ka luftuar për ti mbuluar këto turpe e pas lufte ka plaqkit Kosovën dhe është bërë multi milioner,për më keq fali pjesën më të bukur dhe më strategjike të Kosovës ,Malit të Zi veq për tu bërë kryeministër.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje