Rëndohet situata me zjarret në Kosovë, flakët dëmtojnë rrjetin elektrik

26 Korrik 2025, 20:22Rajoni TEMA
Rëndohet situata me zjarret në Kosovë, flakët

Si pasojë e temperaturave të larta dhe erërave të forta, situata me zjarret është rënduar në Kosovë.

Sipas Agjencisë për Menaxhim Emergjent, në gjithë territorin e Kosovës situata e përcjellë nga Qendra Operative e Agjencisë rezulton me gjithsej 29 vatra të zjarreve në 8 orët e fundit, 17 nga ato janë lokalizuar, derisa 12 vatra zjarri mbeten aktive.

Agjencia ka apeluar qytetarët të mbajnë kujdesin e shtuar, të mos ndezin zjarre në ambiente të jashtme dhe të lajmërohen menjëherë zjarrvëniet tek autoritetet.

Po ashtu, me urdhër të Policisë së Kosovës, Operatori i Sistemit, Transmetimit dhe Tregut të energjisë elektrike (KOSTT ) ka bërë ndërprerjen e energjisë elektrike në Nënstacionin Prizreni 1 dhe Prizreni 3.

Për shkak të zjarreve të mëdha në rajone të ndryshme të vendit, veçanërisht në Prizren, në Mitrovicë dhe në Gjakovë janë dëmtuar asetet elektroenergjetike të Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) duke lënë një numër të caktuar të konsumatorëve pa furnizim me energji elektrike. 

4 Komente

  1. A
    Artur

    Ti japim si ndihme flamurin Shqiptar qe keta qe e grisen .te shuajne edhe flaket ,edhe po u dogj,per kosovaret ska ndonje problem ,se ja kane marre doren

    Përgjigjjuni
    1. G
      Genci

      Hajde mos u merzit. Sporti kombetar Kosovar eshte sharja e Shqiperise

      Përgjigjjuni
    2. k
      kalec pema

      Kurti e ka situaten nen kontroll se i kerkon ndihme Serbise.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mendimtari

        hahaha dhe u dogj fiks aty ne prizren,suhareke ku grisen flamurin shqiptar. Ka zot dhe sheh

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje