“Serbia ta njohë Kosovën”, Von der Leyen: Autonomi për serbët për të marrë fondet e BE

30 Tetor 2023, 21:00Rajoni TEMA
“Serbia ta njohë Kosovën”, Von der Leyen: Autonomi

Nga Prishtina i kërkoi Serbisë që ta njohë Kosovën. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë ndalesës së saj të dytë të turit në Ballkanin Perëndimor për prezantimin e Planit të Rritjes Ekonomike me vlerë 6 miliardë euro, theksoi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. 

Pasi diskutoi një sërë çështjesh me presidenten Vjosa Osmani, zyrtarja nga Brukseli dënoi ashpër sulmin e armatosur në Banjskë dhe kërkoi që të gjithë përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Por la një porosi edhe për Kosovën.

“Ftojmë Kosovën të nisë procedurën për zbatimin e Asociacionit, kurse Serbia duhet të pranojë njohjen de-facto. Kjo është mënyra e vetme për të ecur përpara. Edhe atje në Serbi do t’i diskutoj edhe hapat që duhet të ndërmarrë Serbia për njohjen de facto.”

Presidentja Osmani sqaroi qëndrimin e saj lidhur me propozimin europian për draft-statutin e asociacionit, duke lënë të kuptohet se ka disa pika që mund t’i dërgojë në kushtetuese për shqyrtim.

“Në Takimin në Bruksel, Kosova ka treguar një progres për të nënshkruar marrëveshjen dhe aneksin e draftit të statutin. E kam lexuar dhe analizuar, mirëpo vlerësimet e mia do t’i jap me shkrim në momentin që do të kemi nënshkrim. I njëjti kur të shkojë Kushtetuese, sipas dispozitave ligjore do t’i dërgojë komentet si Presidente”.

Osmani kërkoi largimin e masave të vendosura nga BE ndaj Kosovës si dhe dhënien e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bllok. Von der Leyen tha se do të shohë se çmund të bëje për heqjen e masave, ndërsa konfirmoi se ecja përpara me asociacionin do të mundësojë qasjen në planin e rritjes ekonomike dhe përshpejtojë rrugën për në BE.

“Më kujtohet viti i kaluar që të dyja ne bëmë thirrje për liberalizim të vizave, dhe tani mund të them se ia dolëm. Që nga 1 janari kosovarët mund të gëzojnë lëvizjen e lirë. Kjo është një mënyrë fantastike për ti afruar njerëzit”.

Presidentja e Komisionit Europian u prit në një takim edhe nga kryeministri Albin Kurti. Më herët vizitoi dhe Shkupin ka la porosi që Maqedonia e Veriut të bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën e integrimit. Von der Leyen do të vizitojë më pas Malin e Zi, Serbinë dhe turin e saj e mbyll në Bosnje e Hercegovinë.

6 Komente

  1. t
    tpc

    Po qe se kerkohet autonomi per serbet e Kosoves atehere serbia duhet tu jape autonomi shqiptareve te Presheves,Medvegjes e Bujanovcit.

    Përgjigjjuni
    1. ₩₩

      Hahahahaha....jo vetem Veriu i Kosoves por edhe jugu i Shqiperise rrezikohet nga nje dicka e tille si......autonomi....pritni se nuk keni pare gje akoma....

      Përgjigjjuni
    2. K
      Koli

      Hajde tallme Bythe,Hajde.Nga Asosacion tani Autonomi per te marre Fondet,pra Keket.Kesaj i thone Jepeni Veriun se ju presim Buken e gojes.Dikur para 100 vitesh Europa te merrte tokat me force,tani ti Blen me pare.Sa keq per Vendet e Vogla,po shkon aty ku nuk thuhet.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kaq e thjeshte.....

        E kane fajin vete.....shkembimin e territoreve e kishin ne tryeze...dilnin te dyja palet me deri diku me nje fare kompromisi te rregullt.....por shkuan e degjuan bucen Merkel...qe per inat te Trump...kercenoj me sanksione ekonomike.....bucja iku...halja mbeti.....hahahaha....Thaci tradhetare...Rama vellai i Vucicit.....vetem Albini dhe Saliu ishin te miret....hahahahaha....por cfare mund te presesh nga ato turma injorantesh qe kerkojn ne ditet tona te mbulojn grate....qe neper TV e tyre ....gulmojn ....Hoxhallare me keq se ne TV e Teheranit apo Bagdatit...duke bere moral se si duhet te jetoj rinia ne ate vend ....dhe autonomia e serbve eshte vetem fillimi....

        Përgjigjjuni
      2. S
        Smajli

        Njohje ,de facto‘ eshte nje genjeshtr.Ne maredheniet nderkombetare ekziston vetem njohja,de jure‘.Kesaj i bie sikur ti te keesh banesen dhe te banojsh aty por ajo eshte regjistruar ne kataster si prone e dikujt tjeter dhe qe ai thote eshte e imja e kam me dokumen.Kjo eshte rrena e radhes e Albinit dhe te tjereve si ai.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlora.Vlora

          Serbia s ka per ta njohur kurre kosoven ,ky eshte fakt historik

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje