Janë pjesë e Shqipërisë, por “shëndetësinë falas” e marrin në Kosovë

30 Tetor 2023, 19:40Rajoni TEMA
Janë pjesë e Shqipërisë, por

I përkasin njësisë administrative të Shishtavecit në Bashkinë e Kukësit, por thuajse të gjitha shërbimet dhe tregtinë e kryejnë me komunën e Dragashit në Kosovë. Ky është realiteti i mbi 820 banorëve të fshatit Borje, të cilët e kanë të pamundur të lidhen dhe të marrin shërbime në Kukës për shkak të rrugës tejet të amortizuar.

Në këto kushte, ato detyrohen të kalojnë nëpërmjet territorit të Kosovës për të vajtur në Kukës vetëm për çështje dokumentacioni. Pasi punët dhe shërbimet e përditshme i mbarojnë në Dragash.

“Rruga është shumë e mirë në Dragash, bëjmë pazarin, shesim edhe patate. Kurse në Kukës nuk është rruga e mirë. Është katastrofë”, thotë një banore e zonës për A2 CNN. “Shteti s’ka vendos dorë hiç”. “Deputetët na i bëjnë fushë me lule, por kur vjen puna, na harrojnë. Kosova na jep edhe punë”, thotë një tjetër.

Situata është e njohur edhe për kryetarin e komunës së Dragashit në Kosovë, i cili shprehet se institucionet e kësaj komune kanë hapur dyert për banorët e zonës kufitare në Shqipëri dhe në të njëjtën kohë apelon që institucionet shqiptare t’i hedhin sytë nga kjo zonë.

“Janë fshatra të cilat jetojnë në kushte mizerje. Një apel qeverisë shqiptare, të investojë më shumë në këtë pjesë”, thotë për A2 CNN, Bexhet Xheladini, kryetar i komunës Dragash. “Ne u kemi mundësuar të gjitha shërbimet shëndetësore, pa pagesë”.

Kryekomunari i Dragashit, shpreson qe vitin e ardhshëm banorët e zonës kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, të lëvizin akoma më lirshëm në një distancë deri në 30 km në brendësi të kufirit të të dy vendeve, pa qenë të detyruar të paraqiten në pikat e kalimit kufitar, por vetëm duhet të mbajnë me vete një dokument identifikimi.

3 Komente

  1. L
    Lani

    Shqiperia shtet moterqi I poshter

    Përgjigjjuni
    1. Çentrale

      Pis njeri

      Përgjigjjuni
    2. D
      Diktatura nuk ka brire!

      Shqiperine prej 33 vjetesh e SUNDOJNE ANTISHQIPTARET QE SILLEN ME KEQ SE PUSHTUESIT NAZI-FASHISTE! Se Rama nuk ka kohe te vije tek ju e te shohe si jetoni se ai nuk eshte kryeminister i Shqiperise se qytetareve shqiptare,por i SHQIPERISE TURISTIKE! Shkoi per te pare se cfare po behet per ndertimin e nje resorti turistik ne Sarande,por nuk ka kohe te shohe se di jetojne qindra mije banore te lagjeve GETO te periferise se Tiranes vetrm 3-4 km larg zyres se tij e jo te vije tek ju! Sundohemi nga pushtuesit!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje