SHBA shpall "non grata" një tjetër politikan shqiptar

20 Qershor 2023, 18:26Rajoni TEMA

SHBA shpall "non grata" një tjetër politikan shqiptar

Departament Amerikan i Shtetit ka vendosur të shpallë non grata kryetarin e Komunës së Strugës në Maqedoninë e Veriut, Ramiz Merkon.

Uashingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. 

Në njoftimin e Departamentit të shtetit thuhet se kryetar i komunës së Strugës, ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.

Veprimi i sotëm thuhet më tej në njoftim dërgon mesazhin se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Maqedonisë së Veriut për të nxitur stabilitetin përmes forcimit të institucioneve demokratike dhe trajtimit të mangësive që lidhen me sundimin e ligjit.

Ky përcaktim ripohon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të njerëzve të tyre përfundon njoftimi i Departamentit amerikan të Shtetit.

2 Komente

  1. L
    Leci

    Epo ti rruaje trapin edhe ktij

    Përgjigjjuni
    1. k
      km

      Po' kryetarin e komunes se QafMolles e Ka nxjerre non grata?Sa thelle i paska hyre.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje