Shefi i ushtrisë serbe reagon ndaj kritikave për paradën ushtarake në Beograd: Flini të qetë

14 Shtator 2025, 14:00Rajoni TEMA
Shefi i ushtrisë serbe reagon ndaj kritikave për paradën

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq, lidhur me paradën e ardhshme ushtarake në Beograd, tha se ushtria serbe nuk dëshiron të përfshihet në politikë dhe lojërat e saj.

Ai hodhi poshtë kritikat se me paradën ushtarake frikësohen qytetarët dhe kërcënohen fqinjët, duke e quajtur këtë “manipulim”.

“Të gjithë duhet të bashkohemi rreth idesë se ajo që do të shfaqet të shtunën e ardhshme është e shtetit, për krenarinë e të gjithëve. Ata që nuk e duan ushtrinë – sigurisht ka edhe të tillë – të jenë të bindur se mund të flenë të qetë. Deri sa të kemi një ushtri të tillë, Serbia është e sigurt”, tha ai për TV Prva më 14 shtator.

Parada ushtarake do të zhvillohet më 20 shtator në Beograd në Ditën e Bashkimit, Lirisë dhe Flamurit serb të cilën e festojnë së bashku Serbia dhe entiteti i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska.

Është paralajmëruar një parakalim i mjeteve moderne luftarake dhe anijeve në lumin Danub, fluturime të avionëve dhe paraqitje e disa aftësive të njësive të ushtrisë serbe.

Duke folur rreth kritikave për paradën, Mojsilloviq tha se është i bindur që disa duan të fitojnë pikë politike me këtë çështje dhe shtoi se ushtria serbe do të kompensojë çdo dëm nëse do të ndodhë.

Ai theksoi se "parada do të ketë një mesazh për të gjithë – gëzim dhe lumturi për miqtë dhe aleatët dhe ndoshta zemërim dhe nervozë për të tjetër”, pasi të shihet, sipas tij, se ushtria serbe është moderne, e pajisur mirë dhe e përgatitur.

Mojsilloviq u zotua se ushtria serbe do të vazhdojë të forcohet.

Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkimin e Paqes në Stokholm (SIPRI), Serbia është shteti i Ballkanit Perëndimor që ka shpenzuar më së shumti për ushtrinë gjatë pesë vjetëve të fundit.

Në vitin 2024, Serbia ndau 2.2 miliardë dollarë amerikanë për ushtrinë, që përbën 2.6 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

Duke folur për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, Mojsilloviq tha se nga kjo gjë nuk është hequr dorë, por shtoi se po kryhen përgatitje intensive. Sipas tij, janë investuar mjete të konsiderueshme për të rregulluar kazermat dhe për të blerë pajisje.

Ai shtoi se hapi tjetër do të jetë “përshtatja e fushës ligjore me atë që dëshirojmë, 75 ditë shërbim ushtarak” dhe duket që Kuvendi i Serbisë të miratojë ligj për këtë çështje.

Autoritetet në Serbi kanë paralajmëruar në vitin 2024 se shërbimi ushtarak do të rikthehet këtë vit, i cili ishte shfuqizuar më 1 janar 2011.(REL)

3 Komente

  1. S
    Sali Berisha nga Viqidoli

    Pse o legen, një paradë ishtarske ju bën të fortë ju. Jeni ftohur në bythë zi badhkë me Vuqiqin tënd.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Labeati

      Shpenzo sa te duash dhe bej parada as nuk e prish kush terezine se te gjitha do te zene ndryshe dhe mbi te gjitha nuk ke dhe nuk do keshe ushtare

      Përgjigjjuni
      1. P
        Président koti

        Buf pulash , armet nuk sherbejne per asgje,jane thjeshte shpenzime , njesoje si telefoni celulare qe ti e blé kete vite vitin tjeter del nje i ri dhe ky cikle vazhdon .... Nga kush do sulmohet Serbia , nga askush , perse i shpenzone impôt taksat e popullit per hekurishte qe qendrojne ne dépo dhe koha i nxjere jashte loje ..... Nderto rruge hekurudha shtepi o président dauwn

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje